Festat e fundvitit po trokasin. Një nga mundësitë më të mira për të patur pushime që t’i ruajmë gjatë në kujtesën tonë, është të ndërmarrim një udhëtim.
Ajo që na shqetëosn për herë kur nisemi në udhëtime është valixhja; me çfarë ta mbushim? Cilat janë gjërat që nuk duhet t’i harrojmë?
Gati për aventura të reja? Me afrimin e festave çdo zgjedhje mund të jetë me vlerë, mbi të gjitha nëse zgjedh t’i kalosh kufijtë e vendit.
Përsa i përket valixhes është mirë të marrim parasysh peshën dhe të menaxhojmë mirë hapësirën për të mos e mbushur me gjëra që nuk do të na duhen ose, në të kundërtën, duke mos marrë ato që na duhen.
Për këtë rast, ja disa sugjerime për të mbushur një valixhe funksionale.
Vogëlsira udhëtimi
Objekte shumë të vogla dhe absolutisht thelbësore për ata që janë në kërkim të relaksit. Mund t’u ndodhë të gjithëve që të kenë në sediljen ngjitur të avionit dikë që gërrhet dhe fle pa merak, një fëmijë të entuziazmuar dhe e shpreh gëzimin e të udhëtuarit ose thjesht një të huaj që dëshiron të nisë një bashkëbisedim ndërkohë që ti ke nevojë për qetësi. Mos harro tapa për veshët, maskë për sytë dhe mbështetëse të fryrë dhe të butë për qafën (që paloset). Gjumi është i garantuar.
Power Bank
Lëvizje të gjata, pasdite në plazh, ose në pyll kur je në mal, mbrëmje nëpër lokale ose ekskursione në natyrën e egër: janë shumë vendet ku do të shkoni dhe janë të paparashikuara, në këtë mënyrë nuk do të keni mundësinë për të karikuar telefonin tuaj celular dhe aparatin fotografik. Me paisjen “ power bank” (karikuar më parë!) nuk mbetesh pa karikim.
Prizë universale
Kudo ku shkon do të mund të gjesh priza korenti të ndryshme. Ja që udhëtari i organizuar nuk mund të mos e ketë. Sepse udhëtimi mund të vazhdojë direkt në një territor të ri për t’u eksploruar pa u ndalur..
Mushama shiu
Versioni më i madh i mundshëm ; kapuçi më i madh dhe pa mëngë, ndërsa gjerësia “standarte” është menduar për të mbuluar edhe çantën e shpinës. Miqtë do të tallen me ty sepse do të dukesh qesharak, por kur të nisë të bjerë shi, do të jesh ti që do qeshësh me ta!
Përkthyes elektronik shumëgjuhësh
Është e vërtetë që anglishtja flitet gati nga të gjithë, të kuptohesh është e lehtë dhe bota është gjithmonë e më e vogël. Dhe çfarë ka më shumë entuziaste se sa të zbulosh dialektet dhe zhargonin e vendit? Ja pra pse një fjalor i vogël shumëgjuhësh do të të shërbejë, sidomos sikur të jetë në versionin zanor.
Ngjitës alumini
Të ka ndodhur ndonjëherë ta gjesh veten zbathur befas pasi mekanizmi që lidh rripat e shapkave me gisht është këputur? Ngjitës, tela hekuri.. asgjë nuk funksionon. Bën punë për pak kohë dhe shqitet sërish. Ja një këshillë mbi një ide gjeniale. Bëhet fjalë për një kartë alumini, që mbart dy ngjitës lehtësisht të ndashëm. Vendosen poshtë tabanit dhe mbajnë të sigurt fillin e gomës që është këputur. Disa versione të kartave janë përshtatur dhe thjesht si “hapëset e shisheve”, ndoshta të nxitet dëshira për një birrë gjatë rregullimit të shapkave me gisht.
Xhep i vogël mushamaje
Është e rëndësishme të mbash paratë dhe dokumentet shtrënguar pas vetes, sidomos kur lëviz në vende të zhurmshme me shumë njerëz si stacione autobusi, treni, metroje, aeroporte, supermarkete. Dhe vendi më i duhur për to është një xhep i vogël mushama me zinxhir, që mund ta vendosësh poshtë t-shirt ose në brendësi të pantallonave. Kuleta pastaj është super e sigurt.
Varsja e çantës së shpinës
Për të evituar që të vendosësh çantën e shpinës ose të dorës në dysheme, sidomos kur është rasti i dyshemesë së tualetit. Merrni me vete varsen praktike që mban çantën. Mund të vendoset në mur ose të fiksohet në tavolinë gjatë darkës , në mënyrë që të mbahet gjithçka nën kontroll dhe të kujdesesh për pastërtinë.
Biçak
Biçak ose e quajtur ndryshe thikë e vogël zvicerane. Një markë historike ka nxjerrë versionin që përveç thikës, gërshërëve dhe limës, përfshin (në një hapësirë shumë të vogël) elektrik me led dhe USB. Sigurisht, mos e vendos në bagazhin e dorës, ose nëpër xhepa sepse do të rrezikosh që ta sekuestrojnë.
Tablet? Jo, e-Reader
Këshilla e fundit: Tabletin lëre në shtëpi. Më mirë një e-Reader, sepse për të të shoqëruar në udhëtim është më relaksues një libër i mirë që shërben për të të ushqyer shpirtin dhe fantazinë.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours