Vit i Ri, jetë e vjetër?
Jepini një atmosferë të re Vitit që sapo ka trokitur me një udhëtim argëtues në periudhën e uljeve të çmimeve në Itali. Në zonën e Lombardisë uljet nisin pas datës 20 janar dhe në këtë mënyrë do të keni mundësinë të shëtisni edhe nëpër rrugët e Milanos duke vizituar ndërtesa të rëndësishme historike të saj.
Milanon mund ta shohin ndryshe këtë vit edhe ata që impenjimet e tyre do t’i detyrojnë të shkojnë disa herë përgjatë vitit atje.
ICOM Milano 2016 për ata që duan ta shohin Milanon këtë vit si kryeqytet: “Kryeqyteti i Lombardisë është zgjedhur për të mirëpritur Konferencën e Përgjithshme të 24-ërt të Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve në 2016!” që zhvillohet çdo 3 vjetë. Konferenca, tryeza pune, eksperienca unike:nga 3 në 9 korrik 2016.
Për atë që kërkon të ndjehet më e re, një spa e madhe
Duke kaluar nga Marrianaud mund të shkoni tek Ioma Paris, ndërmarrje bukurie franceze në Milano që më 2015 ka festuar 5 vitet e saj të para. Për këtë përvjetor, shtëpia e bukurisë që drejtohet nga Jean Michel Karman ka zhvilluar Crème Sublime Revitalisante, një bashkësi principesh aktivë dhe efikasë – sistemin Youth Skin Mimetic – dhe shumë cilësore.
Në praktikë me pak fjalë: një trajtim i plotë bukurie.
Për ata që do të dashurojnë pjesën e fshehur të Milanos
Gjëja më e bukur që mund t’ju ndodhë në Milano është të zbulosh (më në fund) Diurnon e Milanos, ose të shkosh në Abbiategrasso dhe të kënaqni sytë me Pallatin “Cittadini Stampa” (shekulli XV – 1874), pranë tavernës historike S. Antonio..
Për ata që dashurojnë verën franceze (dhe mund ta shijoni nën kullën Velasca)
Është një zinxhirë i tërë fshatrash dhe prodhuesish paka a shumë të vegjël të Chardonnay në të clët shumëllojshmëria e të korrurave (me dorë, sin ë përzgjedhjen e 2013 Clos des Avouries Tete de Cuvée, AOC Macon-Cruzille) dhe punët, autonome ose në kooperativa, vjetërimi në fuçi druri ose çeliku, fermentimi i dyfishtë, historia e vreshtave (mund të dëgjosh nga më antiket që datojnë 94 vjetë më parë, Vielles Vignes, dhe ato nga 40-60 vjetë, si AOC Macon-Azé i cuvée Jules Richard, prej emrit të themeluesit, dhe ato dhjetëvjeçaret si AOC Macon-Milly-Lamartine – 2013 – është historia e tre vëllezërve në zonën e nxehtë të Maconit perëndimor); numri i shisheve të prodhuara (edhe më pak se 300 si Eole, prej emrit të Zotit të Erës , AOC Macon-Milly-Lamartine. Verëra të bardha e,pa dyshim edhe të kuqe gjaku. Jemi në Borgogna me 30 milionë shishe në vit, të destinuara 33% eksport. 14 kantinat prezente në That’sWine në sheshin Missori (jashtë stacionit të Metrosë së Verdhë).
Signorello Chardonnay 004
Shopping
E ku mund të bësh më mirë shopping se në kryeqytetin Italian të modës, Milano?
Lajmet më të fundit përsa i përket uljeve të çmimeve në dyqanet italiane, flasin për ulje deri në 70-80 % të çmimit ekzistues. Uljet nuk prekin vetëm veshjet, por edhe ushqimet e dhuratat. Gjithashtu produktet festive si ëmbëlsirat e ndryshme dhe panetonet.
Përsa i përket ushqimeve, ju këshillojmë të lexoni me vëmendje datën e skadencës.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours