Praga është kryeqyteti (prej 1993) dhe qyteti më i madh i Republiëks Çeke. Qendër politike dhe kulturore e Boemisë dhe e shtetit Çek për më shumë se 1100 vjetë, mes shekullit XIV dhe shekullit XV, ka qenë edhe kryeqyteti i Perandorisë Roamke.
Praga është një qytet me një bukuri të jashtëzakonshme, që mund të shijohet dhe eksplorohet për muaj për të mos thënë për vite me radhë. Është një tip “qytetiprej përralle’ për atmosferën magjike dhe e dalë pak prej kohës ku jetojmë! Nuk mjaftojnë fjalët për ta përshkruar, por kujtimi i këtij qyteti, atij që e viziton i mbetet përherë në mendje..”
Dëshironi ti bëni një dhuratë të paharrueshme familjes tuaj? Pranvera dhe për pak troket. Fëmijët do të kënaqeshin shumë në rrugët e parqet e Prgaës.
Çfarë mund të shohësh në Pragë gjatë qëndrimit
Qytetin e Ri, Seshin e Qytetit të Vjetër, Lagjjen Hebraike
Qyteti i Ri
Nisim turin në Sheshin “Shën Venceslao” (Vaclavske namesti), qendra tregtare dhe historikisht një vend takim i rëndësishëm për çekët. Nëse i hidhni sytë lart, mudn të shikoni dy monumente të rëndësishëm –statujën e” Shën Venceslao” mbi kal dhe Muzeun Kombëtar. Ndërsa ecni përgjatë sheshit (që është një rrugë e gjerë, më shumë se një shesh) drejt Qytetit të Vjetër , kthehuni në të djathtë në fund të të kësaj rruge dhe hyni në zonën pedonale të Prikope Na. Në të majtën tuaj , në një moment do të shikoni një ndërtesë shumë të bukur, Teatrin Estates, ku Mozarti vetë ka drejtuar Don Giovannin e tij më 1787. Nëse këtu ktheheni në të djathtë, do të shikoni Kullën gotike të “Pluhurave” (quhet kështu për arsye të pluhurit të barutit që ruhej) dhe Bashkinë, një nga godinat më të famshme “Art Nouveau” të Pragës, rezidencë e Orkestërs Simfonike të Pragës. Duke u kthyer mbrapsht në largim nga Bashikia, ndiqni “Via Reale” që do t’ju çojë në Seshin e Qytetit të Vjetër, në zemrën e e qendrës historike, dhe në ngjitje Kështjella e Pragës.
Sheshi i Qytetit të Vjetër
Aerial shot showing the Charles bridge.
Në Sheshin e Qytetit të Vjetër, do të shikoni kishën Tyn, statujën e reformatorit fetar Jan Hus (që u dogj në Kishën Katolike më 1415), dhe Ora e famshme Astronomike. Në pjesën e sipërme të çdo ore, 12 apostujt, sipas turneve, dalin nga dy dritare të vogla mbi orë. Në të njëjtën kohë, figurat që simbolizojnë vdekjen, vanitetin, lakminë, dhe pushtuesin ottoman të vendosura përreth me zilen e zgjimit. Sheshi mbushet plot e për pltot me turistë përpara spektaklit. Shijojeni këtë pamje të ulur në një bar. Për të parë më mirë sheshin, mund të paguani një taksë hyrjeje dhe merrni ashensorin në Hall Toëer, prej ku do të keni përballë një pamje vërtet fenomenale. Gjithashtu përpiquni të mos u mbetet pa parë Kishën baroke të Shën Nikolës, Kinsky Palace që mirëpret koleksionin e Galerisë Kombëtare të Grafikës, dhe shtëpinë e gurit Bell, një pallat gotiktë qytetit relaksues të shekullit të 14.
Lagjja hebraike
Rruga e gjerë e quajtur “Rruga Parisi” (ulice Parizska), me një numër të madh dyqanesh dhe restorantesh luksi, do t’ju çojë në lagjjen hebraike, që daton prej shekullit të 13. Muzeu Hebraik, një nga më të mirët e llojit të vet në botë, menxhon: Sinagogën Maisel, Sinagogën Pinkas (memorialin e Holokaustit), Sinagogën e mrekullueshme Spagnjolle, varrezën e vbetër hebraike , Sinagogën Klausen, dhe Hall cerimonial. Ndërtesat dhe koleksionet e Muzeut duhen parë patjetër, por duhet të keni parasysh se vizita do të zgjasë tre orë, të paktën..
Nuk duhen humbur dhe Zona e Kështjellës së Pragës, Qyteti i Vogël, Ura Karlo
Praga ka kopshte të mrekullueshme. Shëtisni me fëmijët tuaj, do të mrekulloheni.
Shëtitjet
Nëse jeni ngopur me rrugët e tejmbushura me njerëz dhe keni nostalgji për përqafimin e gjelbër të natyrës, ju këshillojmë të kaloni një mëngjes në kodrën Petrin.
Muzetë
Janë të shumtë, por ju mund të përzgjidhni sipas kohës dhe humorit. Galeria Kombëtare, Muzeu i Artit Dekorativ, Muzeu Kampa,.
Shopping
Ato çfarë mund të blihen në Pragëjanë objekte qelqi e kristali (gjithçka, nga gotat tradicionale, llampadarët e kristalit dhe objekte artistike të rafinuara), arturina, aksesorë për shtëpi dhe objekte artistike,libra, libra fotografie, CD të muzikës klasike, lodra për fëmijët (veçanërisht në dru),vepra arti, etj.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours