Napoli, ka qenë një nga qytetet më të mëdhenj të së kaluarës dhe është themeluar si koloni greke. Asokohe u bë kryeqytet i Mbretërisë së Napolit, dhe në 1700 ishte qyteti kozmopolitan i botës. Në këtë qytet kanë qëndruar artistë të ndryshëm dhe shkrimtarë, si për shembull Johann Wolfgang Goethe. Në këtë guidë do të shohim si dhe pse duhet vizituar Napoli të paktën një herë në jetë.
Gjeja e parë për t’u bërë është të shkosh në Napoli dhe për ta bërë këtë duhet të përdorim një avion. Pasi kemi mbërritur, mund të arrijmë qendrën e Napolit duke përdorur autobusin ose një taksi, të dyja mjetet e transportit gjenden jashtë aeroportit. Nëse preferencë është udhëtimi me tren, stacioni kryesor i Napolit të cilit duhet ti referohemi është tek Piazza Garibaldi. Në fund nëse do të duam të lëvizim me makinë, duke u nisur nga jugu duhet të marrim Salerno-Regio Calabria, ndërsa, nëse nisemi nga veriu duhet të përshkojmë autostradën e Diellit.
Sapo të kemi mbërritur në Napoli, më në fund mund të nisim turin tonë mes bukurive të pafundme që qyteti është në gjendje të na ofrojë. Një nga monumentet e njohura të qytetit pa dyshim është “Maschio Angioino”, i njohur edhe si “Castel Nuovo”. Monumenti është ndërtuar nga Carlo D’Angiò në 1200 dhe shumë shpejt u bë rezidencë e gjykatës. Me Alfonso d’Aragona, në 1400, kështhjella u rikonstruktua. Në brendësi mund të shohim sallën e mrekullueshme të Baronëve, që në 1300 u pikturua nga Giotto.
“Alfonso d’Aragona”
Pikë qëndrore e qytetit, është Katedralja, për të gjithë e njohur si Kisha e Shën Gennaro, që i përket shekullit të XIV. Fasada është në stil neogotik dhe në brendësi është e karakterizuar nga stili barok me dekorime nga artistë të mëdhenj.
Një nga gjërat që duhet parë është kishëza e thesarit të San Gennaro, ku përpos të tjerave janë ruajtur reliket e shenjtit, gjenden edhe arturina, afreske dhe piktura.
Një vend tjetër interesant për t’u vizituar është “ Piazza del Plebiscito”, sheshi më i rëndësishëm i Napolit. Këtu do të gjejmë bazilikatën e San Francescos, Pallatin Mbretëror, Pallatin Salerno, dhe Pallatin e Prefekturës. Bazilikata është e stilit neoklasik.
“ Piazza del Plebiscito”
Përpos të tjerash, Napoli është një degë e një Muzeu shumë të famshëm, Muzeut të Capodimonte, në të cilin janë bashkuar koleksione shumë të bukura dhe të rëndësishme. Këtu mund të adhurojmë pikturat e njohura të artistëve si Botticelli, Artemisia Gentileschi, Tiziano, Salvator Rosa e shumë të tjerë. Një nga gjërat më interesante që duhen parë brenda Capodimonte është Salloni i porcelanëve, në stilin rokoko realizuar nga pllaka porcelani.
Napoli është një nga qytetet europiane më të vizituara nga turistët e gjithë botës. Është e pasur me arkitekturë religjoze, civile e ushtarake e duke qenë një nga qytetet më të mëdha të Italisë kërkon pak më shumë kohë për ta pare e adhururar.
Për të përvijuar turin, ajo që s’duhet humbur është Spaçanapoli, rruga më e famshme që ndan më dysh qytetin nga Lagjet e Njohura spanjollenga Lagjja Forcella. Përmes kësaj rruge kalon historia e pafundme e Napolit, e pasur me pallate antikë dhe kisha. Duke e përshkuar atë mund të ndjeshë aromërat e lashta të kuzhinës napoletane.
“Spaçanapoli”
Një nga disa gjërat më të rëndësishme që duhen parë në Napoli është edhe Muzeu arkeologjik që daton më1816, i krijuar prej Mbretit Ferdinando IV, që rezulton të jetë një nga muzetë më të rëndësishëm në botë . Pallati Mbretëror i Napolit është një vend që duhet parë patjetër, një strukturë e 1600 e krijuar për të mikpritur njeriun më të rëndësishëm të botës në atë kohë, Mbretin Filippo III.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours