Pasi përgatitjet për natën e ndërrimit të viteve janë drejt fundit e për të tjerë kanë përfunduar, ne ju kërkojmë pak vëmendje. Jo vetëm kaq, në fakt. Mund të uleni në divan a kudoqoftë ku jeni, të merrni një stilolapës e letër e të mbani shënim. Për 2016-ën ju këshillojmë 12 destinacione të mrekullueshme për t’u vizituar. Destinacione të përshtatshme për çdo muaj. Sigurisht që kjo vlen për ata që në 2015 kanë premtuar që vitin që po troket do të udhëtojnë më shumë. Sepse nuk ka gjë më të bukur, ose sepse ka ardhur momenti të nisin udhëtimet. Për ata që udhëtojnë jo vetëm në verë e, për fat të mirë mund të programojnë udhëtimet shumë më përpara. Për të gjitha këto kategori e për ata që janë të interesuar rreth argumentit “udhëtim” ja 2016 me një udhëtim për çdo muaj .
Të nisesh për udhëtim është shumë frymëzuese: mund të kujtojmë historinë e dy themeluesëve të guidave më të famshme për udhëtarë, Tony e Maureen Wheeler, të cilët u njohën me njëri-tjetrin në një sedilje autobuzi në Londër dhe një vit më vonë u martuan. Prej udhëtimit të tyre të martesës, nga guida që ata shkruan më vonë për miqtë e tyre, lindi gjithçka. Në këtë guidë të fundit e bukura është se gjenden mijëra motive për t’u nisur në udhëtim nga janari në dhjetor, të sigurt që çdo udhëtim do të ketë eksperienca të jashtëzakonshme. Ne kemi bërë një listë të vogël, thjesht për të treguar që përherë është një vend i gatshëm për të na dhuruar një eksperiencë të paharrueshme. Ja, muaj pas muaji, vendi i duhur në momentin e duhur.
Janar – Groenlandia
Në mesjanar, një muaj pasi nata polare ndërpritet, groenlandezët festojnë rikthimin e diellit. Çdo fshat mirëpret shfaqjen e diellit mbi horizont me torta, kafe’ dhe këngë. Nëse nuk mbërrini në kohë për të planifikuar këtë udhëtim, merrni në konsideratë që mund të shkoni në mars për Lojërat Dimërore Arktike.
Shkurt – Zelanda e Re
Onetangi Beach Races, Waiheke Island. Ky manifestim ka lindur një shekull më parë, është një prej ngjarjeve në krye të kalendarit social veror të Auckland. Zhvillohet në fund të shkurtit dhe parashikon gara me kuaj, traktorë e mjete amfibe. Këtë vit takimi është të dielën më 21 shkurt.
Mars – Dublin
Çlirimi shekullor i Pashkëve. Festimet zhvillohen gjatë gjithë vitit, por në veçanti në peiudhën e pashkëve. Programi ka kulmin e vet në sfilatën e Pashkëve 27 mars në rrugët e qendrës.
Prill –Japoni
Në prill është festa më e rëndësishme e lindshmërisë Kanamara Matsuri. Nisur në Seiicento si ritual lutjeje e prostitutave që kërkonin mbrojtjen kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, sot manifestimi përfshin një sfilatë të madhe të vendosur mbi një kamionçinë në formën e organit mashkullor, që shërben për promovimin e përdorimit të mbrojtësve.
Maj – Shën’Elena territori britanik
Ky ishull shumë i largët bëhet në mënyrë të beftë ishulli më pak i izoluar për 2016, sepse do të inagurohet aeroporti. Deri më tani, e vetmja mënyrë për të shkuar ishte me anijen Shën Helena nga Qyteti: një udhëtim 10 ditor vajtje ardhje. Më 5 maj mund të asistoni në përkujtimin e 195° vjetorit të vdekjes së Napoleonit në ishull. “Moment de Memoir” është një ngjarje paksa surrelae që zhvillohet pranë varrit bosh të luftëtarit. 21 maji në fakt është dita kur festohet përvjetori i zbulimit të ishullit.
Qershor, Nashville
Cma Music Festival. Mijëra njerëz të apasionuar pas muzikës country do të vijnë në qytet në muajin qershor për katër ditët e këtij festivali, ku performojnë artistët më të mëdhenjë të kësaj rryme.
Korrik, Transilvani
Festë mesjetare e artit, Sighisoara. Veshje të epokës mbarten në këtë festë mesjetare që mbahet në fundjavën e fundit të korrikut. Sighisoara, trashëgimi e ruajtur nga Unesco është edhe qyteti më romantik i Rumanisë.
Gusht, George Town Malajzi
Çdo vit në gusht Festivali George Town i bën homazh statusit të Trashëgimisë me muzikë, art, kulturë e histori që zgjat gjatë gjithë muajit. Performanca dhe organizimet zhvillohen në vende të ndryshme, në veçanti nëpër kafene, në ndërtesa të bukura historike të restauruara dhe në rrugët koloniale.
Shtator, Botswana
Festohet 50 vjetori i panvarësisë të Botswana. Ky vend është panvarësusar në shtator 1966. Për të njohur kulturën e Botswana mund të shkoni në “Maun International Arts festival”, që mbahet në tetor në qytezën Maun. Festimet zgjasin një javë dhe ka poezi, këngë, pikturë, jazz e folklor. Për të apasionuarit e biçikletës në Botswana është më mirë të shkohet në gusht për turneun e Tulit që është një garë ekstreme e “mountain bike” që zhvillohet përgjatë shtigjeve të përshkuara nga elefantët në kufi mes Botswana, Zimbabeve dhe Afrikës së Jugut.
Tetor, ishujt Fiji
Fiji janë kthyer në një vend të qetë për t ‘u shijuar. Në 2016 aeroporti ndërkombëtar Nadi duhet të jetë më mikpritës. Më 30 tetor komuniteti Indian i Fiji feston Diwali Festival – festën hindu të dritave– me rituale dhe dritën e qirinjve.
Nëntor, Letoni
Lituanezët festojnë panvarësinë më 18 nëntor, datë që përkujton ditën e 1918-ës në të cilën kombi fitoi panvarësinë nga Rusia. Panvarësia zyrtarisht nga Bashkimi Sovjetik u fitua më 4 maj shumë dhjetëvjeçarë më vonë, 18 nëntori festohet ende sot me shumë festa përkujtimore, mes tyre një sfilatë në rrugët e kryqytetit me mijëra persona që vendosin lule në këmbët e Mildas, monumenti i Lirisë i inaguruar më 18 nëntor 1935.
Dhjetor, Quito
independence square with catedral and governemente palace in quito
Festa e themelimit të qytetit . Përvjetori themelimit bie më 6 dhjetor, por festimet zgjasin një javë. 2016 do të jetë përvjetori i 490° i ardhjes së spanjollëve dhe parashikohet që festa do të jetë e shfrenuar.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours