Jeni nga ata që për çdo gjë vendosni në momentin e fundit? Ende jeni në dilemë se si ndërrimi i viteve do të mbetej në kujtesën tuaj?
Ju propozojmë festën më të paharruar të Vitit të Ri në qytezën që shtrihet nën këmbët e Malit të Bardhë. Është Courmayeur, qytet në veri të Italisë.
Festohet mbi 3mijë metra në Malin e Bardhë dhe në rrugët e mrekullueshme të qendrës.
Mbrëmja e San Silvestro në Courmayeur është më e larta në Europë. Për herë të parë qyteza nën këmbët e Malit të Bardhë ofron një festë të ndërrimit të viteve ekskluzive për të përshëndetur ardhjen e 2016 dy hapa larg qiellit. Teleferikët e rinj në Malin e Bradhë do të jenë në funksion gjithë natën për një mbrëmje të papërsëritshme: një dolli me pamje nga taraca e “ Punta Helbronner” 3.466 metra, ndërkaq edhe në qendër do të ketë organizime për ti dhënë mirëseardhjen Vitit të Ri.
Dhe jo vetëm: mbrëmja vazhdon me një menu gourmet në “Pavillon du Mont Fréty” ( mbi 2 mijë metra lartësi) e shoqëruar nga marka lokale me traditë dhe momenti i shumë pritur; numërimi mbrapsht për të hyrë në 2016 me puthje e përqafime me pamje nga majat e Malit të Bardhë. Të festosh natën e ndërrimit të viteve në Courmayeur , do të jetë e papërsëritshme për mundësitë e shumta që qyteza ofron atë natë. Duke nisur nga mbrëmja dedikuar profesionistëve të malit, “Yjet e Malit të Bardhë”: rasti për të asistuar me hundën përpjetë shfaqjen e mrekullueshme të mësuesëve të shkollës së skivetë Malit të Bardhë të “Guide di Courmayeur”, që do të zbresin duke ndriçuar pistën Toula.
Traditë në rrugët e qendrës – Nuk duhen humbur takimet me traditën, mes të cilëve “Treinadan”, festa tipike e Vitit të Ri që do të zbukurojë rrugët e qendrës të Courmayeur, me drita, muzikë dhe performancë nga dj. Ndërkohë, në sheshin Abbé Henry, në zemër të Courmayeur, do të festohet 80 vjetori i Shkollës së Skive të Malit të Bardhë, nga më antiket e Europës, me rërfime, filma e dëshmi. Një përvjetro historik: skitë italiane e kanë patur fillesën pikërisht në Courmayeur, mbi akullin e “Gigante”, ku, në qershorin e 1936, u hap Shkola e Skive Verore të Malit të Bardhë.
Festa e bukës – Përherë më 30 dhjetor në Dolonne, kthehet një traditë shumë e dashur, Festa e Bukës: banorët bashkohen pranë furrës antike të Dolonne për të pregatitur bukën e zezë tipike, për ta shoqëruar në mënyrë perfekte me sallam dhe djathë. Së fundmi, 31 dhjetori , do të jetë momenti për të festuar “Treinadan”, shprehja me të cilën urohet Viti i Ri në dialekt: lokalet e rrugës Roma do të qëndrojnë hapur deri natën vonë. Ata do të ofrojnë koncerte , musikë live e dj në një klimë festive që do të zgjasë derti në agim.
Pa harruar fëmijët – Viti i Ri është një moment feste për të gjitha moshat. Organizata kulturore “Lo Tatà” organizon, mbrëmjen e 31 dhjetorit, nga ora 19.00 deri në orën 01.00, Vitin e Ri të fëmijëve: aktivitete speciale me tema për fëmijë nga 3 në 12 vjeç. Vitin e Ri e presin në fakt hapësirat e qendrës së lojërave “ Courmayeur Forum Sport Center”, hapësira të ngrohta dhe me ngjyra ku fëmijët mund të lihen të lirë të shpërthejnë fantazinë e tyre dhe kreativitetin, gjithmonë në shoqërinë e animatorëve profesionistë.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours