Po troket vigjilja e Krishtlindjeve dhe me të edhe tregjet e famshme të Krishtlindjeve që austriakët e sidomos vienezët marrin vendin e parë në botë në lidhje me këtë traditë. Në Austri këto tregje quhen”Christkindlmärkte”, që do të thotë “tregjet e fëmijës Jezus”. Çdo vit paraqiten të njëjtë me edicionet paraardhëse, me të njëjtat tezga, të njëjtat drita, të njëjtat aromëra dhe pëlqehen e frekuentohen po aq shumë. Por me siguri pëlqehen për këtë, sepse në një botë që ndryshon me shumë shpejtësi, këta tregje përfaqësojnë një pikë të qëndrueshme, të pandryshueshme me kohën, e aftë të mbushë vizitorët me një ndjenjë sigurie, një velë prehjeje për pasiguritë e kohës ku po jetojmë.
Por duhet të bëni kujdes me produktet e imituara. Tregje Krishtlindjesh ka gjithandej, edhe aty ku më parë nuk kanë ekzistuar kurrë, sepse makina e tregtisë së krishtlindjeve ka zbuluar fuqinë e tyre ekonomike. Por “origjinalet” gjenden në Austri, në qytetet e mëdha dhe të vogla. Mbi të gjitha në qytetet e vogla, ku kanë ruajtur shijen e tyre të vërtetë.
Një udhëtim Krishtliundjesh në Austri duhet patjetër të nisë me Vjenën sepse është qyteti i mbushur plot me tregjet symbol të krishtlindjeve, të cilët gjenden në çdo cep të qytetit,.
Më i kërkuari dhe më i njohuri është tregu i Fëmijës Jezus, ai i Rathausplatz, sheshi përballë bashkisë, me plot 150 kioska, një laborator ku fëmijët mund të eksplorojnë pemët e mrekullueshme të Krishtlindjeve të dekoruar për festë në parkun që rrethon pallatin e bashkisë.
Kurse në sheshin vienez të Freyung i mëshojnë shumë artizanatit, traditës dhe muzikës së festës antike . E njëjta gjë ndodh edhe në tregun e krishtlindjeve në Am Hof. Tregu i Stephansplatz që gjendet në shesh përballë “Duomo të Shën Stefanit” ka mbi të gjitha objekte artizanale artistike.
Që prej 2014 operon përpara Hofburg tregu “imperial-regio” i krishtlindjeve, në Michaelerplatz, që ofron mbi të gjitha artikuj të prodhuesëve austriakë. Udhëtimi I krishtlndjeve tek Maria-Theresien-Platz, i ndodhur mes Muzeumit Kunsthistorisches dhe Muzeumit Naturhistorisches, ofron objekte artizanale artistike dhe specialitete, mes tyre verën e nxehtë. Në fshatin e afërt të Shën Silvestres do të gjeni objekte si derrkuca, oxhaqe të vegjël dhe fatsjellës të tjerë.
Në Prater tregu është i vendosur përballë peizazhit, fshati i krishtlindjeve në Pallatin Belvedere gjendet përballë ndërtimit barok të princit Eugjen. Përballë Kishës sugjestionuese Shën Karl ndodhet tregu Art Advent – Art dhe artizanat në Karlsplatz ku ofrohen në veçanti objekte artistike, përpos të tjerave këtu fëmijët mund të argëtohen në natyrë.
Tregu i Krishtlindjeve të kulturës, përballë Reggia të Schönbrunn 80 artistë austriakë dhe vendeve fqinje ofrojnë artizanat artistik, dekoracione për pemën e Krishtlindjeve, dhurata, etj.
Përpos Vienës që të ofrohet gjithë vitin me stilin e saj barok dhe të qenurit në tërësinë e saj një zonjë e rëndë aristokrate dhe me sharm, në Krishtlindje ju mund të shijoni tregjet unike symbol të kësaj feste. Fëmijët do të kënaqeshin shumë dhe do t’ju falenderonin pa masë nëse do ti merrnit me vete.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours