Mund të zgjedhësh çdo vend të botës për të kaluar Krishtlindjet, kur vendos të hedhësh këmbën jashtë portës së shtëpisë.
Në çdo cep të botës ndizen drita, ka organizime, festime, ushqim tradicionale, tregje për të blerë dhurata…
Por Krishtlindjet në kryeqytetin hungarez, Budapest, janë të veçanta.
Nëse Budapesti është një qytet shumë i bukur për t’u vizituar me familjen në çdo kohë, për Krishtlindje është akoma më shumë.
Kryeqyteti hungarez është në fakt një profil shumëdimensional, me një qendër historike plot jetë dhe kafeteri elegante, Danubi që rrjedh pak më larg dhe një histori e rëndësishme që ia vlen të dëgjohet.
Janë shumë arsyet për të cilat ia vlen të kalosh disa ditë në kryeqytetin e Hungarisë dhe shumë gjëra për të bërë, edhe me fëmijët.
Por Budapesti për Krishtlindje ka një tjetër bukuri, atë të veçantën fare. Është tamam si një njeri që ti e dashuron dhe të duket më speciali nga kushdo tjetër.
Nëse je një person që të pëlqen të koleksionosh objekte nga vendet ku udhëton, është vendi i duhur për të shkuar si vetëm, me shoqërinë, në çift apo me familjen duke bërë të lumtur edhe fëmijët. Budapesti ka pazaret e Krishtlindjeve më të bukura në Europë.
Ja çfarë mund të bësh dhe vizitosh në Budapest për Krishtlindje
Pazari i Krishtllindjeve
Në sheshin Vorosmarty, një nga më të bukurat e qytetit, është vendosur pazari i Krishtlindjeve Budapesti Karacsonyi Vasar. Duke qenë një pazar krejtësisht me produkte artizanale, është e mundur të gjenden produkte porcelani shumë të bukura dhe të rafinuara të Herend e Zsolnay, qelqe të gdhendur, kapele dhe dorashka me lëkurë qengji, qeramikë, artikuj shkrimtrie, kalendarë, aksesorë argjendarie dhe punime hekuri
Pallati Mbretëror
Pallati Mbretëror, që gjendet në zonën e Budas dhe i përket periudhës së Mesjetës, është një ndërtesë e 1700-ës ku ndodhen Galeria Kombëtare, Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu Budapesti Torteneti
Sinagoga ebraike
Pjesa qëndrore e distriktit të shtatë të Budapestit është e njohur si Ghetto Ebraike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore hebrejt qenë të mbyllur në këtë zonë dhe mund të dilnin vetëm me leje. Në këtë zonë mund të gjejmë disa sinagoga, pak restorante dhe dyqane tipike, Shkollën e formimit Rabinik e “Pemën e Jetës’ në kopshtin e sinagogës së madhe
Llixhat Gellért
Budapesti ka njëqind burime dhe dymbëdhjetë banjo termale, shumë prej të cilave me ujë mjekësor, dhe për këtë është e njohur si “qyteti i llixhave”. Qendra e bukurisë dhe mirëqenies Lukács ishte e njohur në periudhën e Mesjetës dhe banjoja termale Király, i ndërtuar në 1565, është një prej banjove turke më të rëndësishme në Budapest. Llixhat më të njohura, megjithatë, janë banjot e Gellért, në stilin Liberty, një nga perlat arkitektonike të Budapestit
Sheshi i Heronjve
Sheshi i Heronjve është formuar nga një kolonadë dhe varri i Ushatrit të Panjohur. Është ndërtuar në 1896 për të festuar 1000 vitet e ardhjes së Hungarezëve. Në shesh ndodhen si Muzeu i Arteve të Bukura (Szepmuveszeti Muzeum), po ashtu edhe Pallati i Ekspozitave
Ura e zinxhirëve
Ura e famshme e zinxhirëve (Szechenyi Lanchid), e ndërtuar në 1849, kishte dhe ka ende qëllimin të lidhë zonën e Budës me atë të Pest. Më parë për ta përshkuar duhej të paguaje një taksë kalimi
Santa Claus Cup 2011
Santa Claus Cup 2011 është një konkurs patinazhi në akull në të cilin në Budapest mund të marrësh pjesë çdo vit nga 30 nëntori në 4 dhjetor
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours