Nëse keni ndërmend të kaloni Krishtlindjet në Amsterdam ose të përshëndesni Vitin e Ri me një menu tradicionale hollandeze, lexoni me vëmendje sugjerimet dhe mos humbisni organizimet kulinare dhe spektaklet e qytetit në periudhën e Krishtlindjeve.
Shpirti i Krishtlindjeve në Amsterdam
Krishtlindjet në Amsterdam janë një nga festat më të bukura, më të festuara dhe më të ndjera . Ato përjetohen me shumë traditë dhe një ndjenjë të thellë shpirtërore. Qyteti nis të dekorohet me mijëra drita që në muajin nëntor, me paradën e Sinterklaas, që me ndihmësit e tij u shpërndan ëmbëlsira fëmijëve të entuziazmuar që e presin çdo vit me një spektakël që s’duhet humbur.
Pazaret e Krishtlindjeve
Turistët mund të kalojnë Krishtlindjet në Amsterdam duke shëtitur mes kjoskave të ndryshme që karakterizojnë pazaret shumëngjyrëshe të Krishtlindjeve. Mbi të gjitha për t’u vizituar është tregu i luleve, BloemenMarkt , tregu i vetëm lundrues i luleve në Europë që është hapur që në1862.
Një nga 26 tregjeve lokale të qytetit, është tregu në rrugën Albert Cuypstraat, në qendër të Amsterdamit, në të cilin mund të blihen lodra, objekte artizanale për të kënaqur shijet e çdo kujt në lidhje me dhuratat klasike të Krishtlindjeve.
Një takim për të mos u humbur është Panairi i Krishtlindjeve në Westergasfabriek të Westpark. Duke nisur nga 6 dhjetori 2015 rrugët ngjyrosen me drita dedikuar artit, modës dhe laboratorëve artizanalë që do të propozojnë një alternativë të vlefshme për shoppingun e Krishtlindjeve.
Në datat 5-6 dhe 12-13 dhjetor këshillojmë të vizitoni Tregun e Krishtlindjeve Kështjella e Keukehof në Lisse. Në dy ditët e para do të ndjehet atmosfera mistike dhe bukuria e Diwali, një nga festat më të bukura indiane. Në 12 e 13 dhjetor, ndryshon skenari tërësisht, kemi një krishtlindje dikensiane.
Kanalet e Amsterdamit të ndriçuar
Të vizitosh Amsterdamin për Krishtlindje, të lejon të rizbulosh bukurinë e kanaleve të saj karakteristikë, të mbështjellë nga një atmosferë e mrekullueshme dhe gati surreale falë ndriçuesëve dhe lojërave të dritave të Festivalit të dritave të Amsterdamit. Këtë vit festivali, çelet zyrtarisht në 10 dhjetor dhe do të vazhdojë edhe për Vitin e Ri deri në 3 janar, ku do të përfshijë shumë artistë ndërkombëtarë të cilët do të ndriçojnë me instalacionet e tyre fasadat e ndërtesave historike dhe rrugët e qyteteve duke i bërë ato akoma më tërheqëse dhe të magjishme.
Darka e Krishtlindjeve
Të vizitosh Amsterdamin në dhjetor, përgjatë Winterparade (paradës së dhjetorit), do t’ju bëjë të mundur të dëgjoni muzikë, të shikoni teatër, të zbaviteni në oraganizimet e larmishme gjatë darkës karakteristike. Krishtlindjet mund t’i kaloni duke iu bashkuar 500 të ftuarëve të mbrëmjes duke u ulur në tavolinën 120 metra në pritje të shijimit të menusë spektakolare. Njëkohësisht të ndiqni gjatë darkës perfomanca të ndryshme: koreografi e kërcime, teatro komikë, kamarierët dhe guzhinierët do të interagojnë me të ftuarit në skenën e improvizuar të restorantit me drita dhe ngjyra përralalsh.
Tavolina hollandeze
Në zemër të atmosferës festive, Krishtlindjet mund të kalohen në dy restoranet në Amsterdam: Lieve, me traditë belge, me menu speciale që bëhen enkas për datat 24, 25 e 26 dhjetor dhe restoranti tjetër është “Pasta e Basta”, restorant shumë i vlerësuar nga turistët, ku ka specialitete italiane dhe kamarierë të talentuar, që herë pas here, u shërbejnë të ftuarëve me këngë në gojë dhe duke kërcyer.
Pista e patinazhit në akull
Për ata që duan të argëtohen, Krishtlindjet në Amsterdam mund të përfaqësojnë një rast për të vizituar sheshin e madh të muzeve, e transformuar me këtë rast në një pistë të madhe patinazhi në akull ku të mëdhenj e të vegjël mund të çlirojnë veten dhe të zbaviten pasi kanë adhuruar bukuritë artistike të Van Gogh e Rembrandt.
Çfarë prisni më shumë? Jemi në prag, i bëtë gati valixhet?
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours