Vende të nxehta apo të akullta? Dy hapa nga shtëpia apo shumë larg? Ja ku mund ta prisni Vitin e Ri nëse vendos të nisesh për udhëtim.
Dubai, Emiratet Arabe
Ja një destinacion jo shumë i largët por në gjendje të mahnisë çdo udhëtar. Këtu tradita islamike bashkëjeton me inovacionet më në avangardë të kohës tonë. Do të shohësh Dubain autentik në zonën e lagjjes antike Bastakiya me xahmitë, , kullat e erës, gamiljet dhe atmosferën e dukshme orientale; do të gjesh atmosferën bashkëkohore sapo të ngreshë kokën lart, me grataçielat që dominohen nga Buri Khalifa, kulla më e lartë në botë. Dubai është përfekt gjatë dimrit duke iu referuar stinëve tona: temperaturat mesatare rrinë në 25 gradë dhe niveli i lagështirës është përherë i tolerueshëm. Në natën e fundit të Vitit mund të shkosh në bregun e Jumeirah ku, për këtë rast, ka në program një sërë aktivitetesh speciale. Mund të shijosh më së miri enogastronominë botërore, të zgjedhësh një lokal tradicional ose të kërcesh deri vitin tjetër në aktivitetet e organizuara në kopshtet e tarracave të hoteleve të mëdhenj. Në mesnatë mbaje në dorë aparatin fotografik dhe përgatitu të fotografosh Burj al-Arab që shkëlqen në një lojë fantastike dritash dhe fishekzjarresh.
New York City, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
New York për Vitin e Ri është një klasik. Në mesnatën e 31, në turmën e Times Square, ky qytet çmendet. Mund të ndjehesh kudo dhe askund , por megjithatë do të jetë e paharrueshme. Mendon se nuk bën për ty? Nuk ka asnjë problem, edhe për vigjiljen e Vitit të Ri Molla e Madhe mund të të ofrojë çfarë të duash. Kërkon turmën e madhe? Do ta kesh. Dëshiron lokalin e nivelit të lartë për ta kujtuar gjithë jetën? Do ta gjesh. Dëshiron të qëndrosh në qetësi dhe të ruash energjitë për të zbuluar risitë e qytetit? Mund ta bësh edhe këtë. Një këshillë? Shëtit nëpër locale, shijo një pije dhe hyr në klimën e festive të vogla që zhvillohen në brendësi të këtyre mjediseve, do të jetë më e lehtë të gjesh vendasit e në këtë mënyrë atmosfera do të jetë më autentike newyorkese.
Kopenhagen, Danimarka
Po, Kopenhagen është një nga destinacionet më të dashura të Europës, edhe në Vitin e Ri – për të nxehur mjedisin mendon akvavit, një raki tipike e përftuar nga distilimi i drithrave dhe patateve. Mbulohu mirë dhe shijo qytetin! Mund të vizitosh Kopshtin e Tivolit, i hapur në dimër vetëm gjatë festimeve për një nga tregjet më të mëdhenj të krishtlindjeve për Skandinavinë. Ose mund të shëtisësh përgjatë Strøget, në qendrën historike, rruga më e gjatë në Europë. Do të gjesh një pafundësi dyqanesh, magazine të mëdha, butiqe, bar e pub. Nëse dëshiron të kalosh ditën e fundit të vitit me drithërima, kridhu në ujërat e akullta të portit të Ishullit Brygge, ku çdo vit ka mijëra takime të dalldisura në prag festimesh. Për darkë mendo se sa mund të harxhosh dhe vendos nëse do të përfitosh nga fama e kryeqytetit gastronomik që Kopenhageni ka ndërtuar në vitet e fundit. Pastaj mund të shkosh drejt e në Sheshin e Bashkisë ku ora e kullës, me këmbanat e saj, nis numërimin mbrapsht. Alternativë tjetër është sheshi Amalienborg, që gjendet përpara Pallatit Mbretëror, për të asistuar në paradën e Ushtrisë Mbretërore nën uniformën e kuqe. Në mesnatë uro miqtë e tut ë udhëtimit Godt Nytar duke shijuar spektaklin e fishekzjarreve në një nga urat e qytetit: do ët jetë e mrekullueshme.
Costa Rica
Nëse të pëlqen idea e të nxehtit, ndërsa të gjithë në shtëpi kërcasin dhëmëbët, një Vit i Ri në Costa Rica mun dtë jetë idea e duhur për ty. Mund të festosh përgjatë rrugëve dhe në restorantet e San José, në kryeqytet. Ose mund të bësh sikur koha nuk kalon, të injorosh fishekzjarret dhe dritat e të mendosh vetëm për mrekullitë e natyrës që të rrethojnë. Në Parkun Kombëtar Tortuguero për shembull, një nga tempujt botërorë të biodiversitetit.
Praga
Të përshëndesësh Vitin e Ri në kryeqytetin çek mbetet një eksperiencë e paharrueshme dhe romantike. Qyteti i Vjetër, Kështjella, Moldava…janë kujtime që mbeten në zemrën e çdo vizitori. Nëse kalon Vitin e Ri këtu, zbavitu të eksplorosh mes risive o mes gjërave që ende s’kanë mbaruar. Hoteli Fusion për shembull: një vend i ri që i përshtatet modës së butiqeve në hotel. Muzeu i artit të Ri, që promovon vetëm dhe ekskluzivisht veprat e artistëve të rinj çek. E, për një tis të zi, Muzeu i KGB, kolekisioni i spiunëve, armë e uniforma të vendosura sëbashku nga një koleksionist me origjinë ruse.
Sarajevë, Bosnje Hercegovina
Sarajeva ka nevojë për jetë të ëmbël dhe për Vitin e Ri nuk e humb rastin. Në orën e duhur, shko tek Maršala Tita, aty gjenden të rinjtë e qytetit. Tëp resin; muzikë live, argëtim dhe zbavitje. Emri i marshallit Tito nuk i është bashkangjitur kurrë një ngjarjeje kaq të gëzueshme. Në pritje, mund të bësh shopping në tregun e mbuluar Gazi-Husrevbey, që zë një rrugë të tërë dhe një pararendje të Stambollit. Ose mund të ngrohesh me verë, antipasta, fiq të thatë në një bar ku të shijon gjithçka si Zlatna Ribica, pak më në jug të Bašcaršija.
Maldive
Fillo të ëndërrosh dhe imagjino sikur je Huvafen Fushi në Male’ e veriut, një nga rezortet më të mira me vila mbi ujë. Çdo veçanti është kuruar me kujdes me qëllim për të integruar në perfeksion rezortin në kontekstin natyral që e fton. Të gjithë rezortet e Maldiveve janë të sintonizuar në ditën e fundit të Vitit dhe numërimi mbrapsht ka nisur.
Yosemite Park, Kalifornia
Nëse dëshiron një Vit të Ri ekstrem bëj një fluturim në borë në Yosemite Park, në zemër të akullit (të paktën në dimër) të Kalifornisë.
Të pret një festë në stilin gati luksoz në locale si Yosemite Lodge në Falls ose The Ahwahnee, vende të rafinuara që kanë konservuar të gjithë shijen e Amerikës së vjetër. Mund ti dedikohesh skive alpine, snoëboard, ose të shëtisësh me raketa duke marrë ajër të pastër. Do të jetë një çlirim energjie.
Belize
Sa njerëz njeh që kanë qenë në Belize? Ka ardhur momenti që të rritet numri i njohësve të këtij destinacioni pak të rrahur, por të pasur me vende tërheqëse. Duke filluar nga pengesa e koraleve, që bën pjesë në Gjirin Mesoamerikane, një botë e mrekullueshme shtrihet nga Meksika në Honduras. Në Belize të presin 300 km mrekulli, 100 tipe koralesh e 500 specie peshqish. Ambergis Caye, ishulli më i madh i vendit, është pikë nisje për ekskursionet për në gji. 15 minuta fluturim prej aty.
Nicaragua
Klimë e mrekullueshme, stinë e thatë por pyje ende të shëndetshëm. Maksimumi për një udhëtim në Nicaragua e për një Vit të Ri që nuk harrohet, kundër rrymës, larg prej vendeve të zhurmshme dhe mbi të gjitha larg të ftohtit të dimrit. Ndalo në Moyogalpa, në jugperëndim të vendit. Për të arritur do të duhet të marrësh një prej trageteve që lidhin ishullin me tokën. Jemi në fakt në mes të Liqenit Nicaragua. Moyogalpa është qendra nevralgjike të industrisë në lulëzim të Ometepe, por është edhe pikënisje për ekskursionetnë Volcán Concepción. Forma është e pangatërrueshme: vështirë të mendosh një mënyrë më sugjestionuese për të nisur 2016.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours