Keni vendosur të udhëtoni jashtë kufijëve për të përjetuar dimrin në një tjetër mënyrë?
Nëqoftëse vendosni të shkoni në Pragë dhe jeni brrëdashës, mund të eksploroni përveç të tjerash, turizmin e birrës. Praga njihet për këtë.
Edhe pse birraritë U Fleků, U Medvídků ose U Tygra janë klasike në tablonë e birrës në Pragë, janë akoma e më shumë vende që e bëjnë birrën sipas recetës së tyre.
Por në ofrimin e birrës për ata që e shijojnë aq shumë, hyjnë edhe tavernat e baret ku në banak kanë aq shumë tipe të ndryshme birrash, saqë nuk do të dini se me cilën të filloni.
Në hartën e birrës në Pragë sot gjenden më shumë se 25 fabrika të vogla birre. Tradita e disa prej tyre nis shumë herët në histori, të tjerat kanë lindur pak kohë më parë. Gjenden në qendër të qytetit, në qendrat e mëdha të banuara, por edhe në periferi. Për shembull Staňkův rukodělný pivovárek (fabrikë e vogël birre artizanale e Staněk) është magneti turistik i Třebonice, fshat jo larg nga Zličín. Vendi i fabrikës është një pasuri e mesit të shekullit XVII dhe fabrika Staněk, që përpiqet të eksperimentojë, ka gati çdo ditë në dispozicion një tip të ndryshëm birre.
Historia e fabrikës së birrës Únětický pivovar daton më 1710 dhe është e lidhur me jëtën e vendit piktoresk të Únětice, ku mund të shkoni me autobus nga Dejvice. Birra Únětická 10° dhe Únětická 12° i kanë pëlqyer kaq shumë njerëzve saqë tani gjenden në të gjithë Pragën. Ia vlen të bësh një shëtitje edhe në Pivovarský dvůr Chýně, mikro fabrika e birrës e parë çeke me restorant e thyemeluar më 1992. Mundet të shkoni aty ndoshta duke ndjekur rrugën popullore ciklike të trembëdhjetë kilometrave.
Një birrë me aureolë
Fenomenale janë edhe fabrikat e birrës të manastireve në Pragë. Ai i Břevnov, që mban emrin e S. Adalberto, është rinovuar në 2013 duke iu bashkangjitur një tradite të 1993. Në realitet bëhet fjalë për birrarinë më antike të të gjithë vendit. Pasi shëtit nëpër kopshtet misterioze të manastirit, shijo Břevnovský Benedict në tavernën e këndshme të tij.
Edhe paramanastirasit e Strahov kanë prodhuar birrë që prej mesjetës. Vendi i fabrikës së birrës është rihapur pas shumë vitesh në ish garrazhin e vagonave. Birra e markës S. Norberto është prodhuar nga birari Jan Martinka në shumë versione.
Ngjyrë rubini, shije agrumesh
Mes fabrikave tradicionale të birrës në qendër të qytetit meriton vëmendje Pivovar U Tří růží (Fabrika e Birrës me Tre Trëndafila). Specialitetet e saj të mirënjohura janë birra e kuqe Vienna red ose freskuesja Weissbier me fermentim të lartë dhe me shije bananeje dhe agrumesh. Në afërsi të birrarisë U Bansethů, e famshme për pulën e mbushur, është hapur së fundmi fabrika e birrës Sousedský pivovar Bašta. E zhvilojnë në vaska, popullorja lager gjysëm e errët 12° dhe «kroužkový speciál» (birra «që bën unazati»).
Një fabrikë moderrne birre është hapur në Hostivař, ku prodhohet birra Hostivarme një temperaturë 8° a 15°. Nga një ish central termik lindi më 2010 fabrika e birrës Jihoměstský pivovar. Në ambientin elegant të birrarisë ofrohet birra Jihoměšťan 11°.
Birroteka për njohësit e saj
Përveç birrarive, në metropol gjenden pafundësisht baret që ofrojnë birra e gjithashtu edhe birrotekat. Një gamë e ndryshme me më shumë se 40 birra speciale në shishe ofrohet; për shembull nga Pivkupectví, që bën pjesë në birrarinë e degustimit Zlý časy. Nga 48 rubinetat e banakut të barit derdhen birra të fabrikave të vogla dhe të mesme, por mund të shijoni edhe birra të rralla që vijnë nga jashtë. Jo larg nga kulla televizive e Žižkov gjendet tashmë prej vitesh lokali Hostinec U Vodoucha, ku prej nëntë rubinetave derdhen çdo muaj nga 40 në 50 tipe birrash të prodhuesëve të vegjël të zonës. E kërkuar është edhe birroteka e Vinohrady Pivo në párek (Birra dhe salsiçe), ku sëbashku me birrat speciale me krikëll apo me shishe ofrohen sallamra shumë të shijshëm. Pak më larg, në zonën industriale afër stacionit të Vršovice, është çelur bari i birrës Pivní bar Zubatý pes me një banak prej 15 rubinetash, që orientohet tek birrat çeke dhe të huaja që janë vështirë të gjenden.
Nga muzeu në banjot e birrave
Nëse doni të dini më shumë mbi histroinë dhe traditat e prodhimit të birrës çeke, bëni një ekskursion audioviziv interaktiv në Qendrën e Vizitorëve Staropramen në Smíchov ose në Muzeun e Birrës në rrugën Husova, që është hapur rishtazi. Literalisht mund të provoni efektet pozitive të birrës në lëkurën tuaj në banjot e birrës: në Pragë aktualisht ka tre të tilla që funksionojnë. Në këtë mënyrë mund të bëni një banjo në birrën Budweiser Budvar, në Bernard ose në Krušovice.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours