Në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Agjencia “Explorer Travel & Tours Bengasi” vazhdon të kryejë konkurrencë të pandershme.
Ndërsa “Shërbimi Përmbarimor ZIG Shpk” që ka marrë përsipër çështjen shprehet se ka konstatuar që “Explorer Travel & Tours Bengasi” ka marrë njoftimin e Lajmërimit për Ekzekutimin Vullnetar të Detyrimit dhe nuk është përgjigjur respektimit të afatit dhe kërkesave të lajmërimit. Për këtë “ZIG Shpk” do të proçedojë sipas ligjit në fuqi duke i vendosur gjobë subjektit në fjalë dhe në vijim do të vazhdojë me kallëzim penal.
Agjencia “Explorer Travel & Tours” sh.p.k e themeluar në vitin 2006 e pozicionuar në zonën e ish-bllokut , ka paditur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë agjencinë “Explorer Travel & Tours Bengasi” me vendndodhje njëra degë në Rrugën e Durrësit dhe tjetra tek Shallvaret e regjistruar në 2010-ën për aryse të përdorimit të të njëtit emër tregtar.
Gjykata e Tiranës pasi shqyrtoi cështjen, vendosi detyrimin e palës së paditur “Explorer Travel & Tours Bengasi” sh.p.k të ndalojë në mënyrë të menjëhershme përdorimin e emrit “Explorer Travel & Tours” sh.p.k në çdo mënyrë apo formë të saj, për shkak të konkurrencës së pandershme që kjo palë i ka shkaktuar palës paditëse shoqërisë “Explorer Travel & Tours” sh.p.k në aktivitetin e saj tregtar.
Ndërsa Gjykata e Apelit pasi ka shqyrtuar çështjen, në 2014 ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Urdhri i Ekzekutimit i 2015 urdhëron “Explorer Travel & Tours Bengasi” sh.p.k të ndalojë në mënyrë të menjëhershme përdorimin e emrit.
Megjithatë, pavarësisht odisesë së gjatë të gjyqeve, biznesi në fjalë vazhdon të operojë me të njëjtin emër duke kryer veprën e konkurrencës së pandershme.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours