Kush dashuron artin, ka mundësi të kthehet nga një udhëtim shumë i pasur së brendshmi. Bëhet fjalë për disa destinacione në Europë që të japin mundësinë të njohësh botën të parë përmes pikturave të piktorëve të mëdhenj – impresionistët të parët – nuk mungojnë. Në Normandi, Paris, ose edhe në Amsterdam janë destinacionet më të njohura, ato që kanë mirëpritur piktorët më të mëdhenj. Mjafton të mendosh për Van Gogh e e Saint Rémy. Në Saint Paul të Mausole është e mundur të vizitosh e udhëhequr nga një guidë çmendinën që mirëpriti piktorin: fasada dhe dera që gjejmë në pikturat e tij ekzistojnë ende.
Siç ekzistojnë ende pacientët e çmendinës, që edhe sot vazhdon të jetë e hapur. Në Provenza pikturat e impresionistëve i gjen përpara syve: në Aix në Provence, qyteti i lindjes së Cezanne, në Saint Paul në Vence destinacion i privilegjuar i artistëve dhe intelektualëve. Larg nga Provenza, në Normandi. Në Giverny ku Claude Monet u transferua me shoqjen e tij, Alice Hoschedé, dhe tetë fëmijët e tyre. Jetoi në një shtëpi të madhe me kopsht, ku iu dedikua dy pasioneve të tij: pikturës dhe botanikës. Por edhe Dieppe, me Pissarro që pikturonte kishën e Saint-Jacques nga dhoma e tij e “Hotel du commerce”. Vitin e ardhshëm – nga 16 prill në 26 shtator – kthehet Festivali Normandia Impresioniste .
“Portrete impresioniste”: Portreti do të jetë tema e edicionit të tretë. Do të zbulohet në këtë mënyrë që Renoir dashuronte të pikturonte fytyrën delikate të vajzave. Degas në fakt kishte një parapëlqim për rrobaqepset dhe gratë që lanin rrobat. Ndërsa Pissarro kishte dobësi për fshatarkat e vogla. Përpara se të programoni një udhëtim në gjurmët e impresionistëve më mirë të zgjedhësh si destinacion të parë Romën. Tek Vittoriano, deri në 7 shkurt, ekspozita e Impresionistëve Tête-à-tête , një profil i shoqërisë pariziene e gjysmës së Tetëqindës, përshkohet nga ndryshimet e mëdha artistike, kulturore e shoqërore për të cilat impresionistët ishin përfaqësuesit dhe dëshmitarët. Edouard Manet, Pierre-Auguste Renoir, Edgar Degas, Frédéric Bazille, Camille Pissarro, Paul Cézanne, Berthe Morisot, Auguste Rodin: këta janw artistët në ekspozitë në Kompleksin e Vittorianos mes shumë të tjerëve, në një rishikim të më shumë se gjashtëdhjetë veprave, mes pikturave dhe skulpturave.
Më poshtë po ju paraqesim disa këshilla për destinacionet artistike që s’duhen humbur
Havre
Një nga gjërat më interesante për t’u vizituar është muzeu Musée Malraux që ruan një koleksion të pabesueshëm të pikturave impresioniste: Pissarro, Renoir, Sisley, Delacroix, Constable, Manet, Gauguin dhe Matisse. “Jardins suspendus” janë një festë e eksploruesëve që lundronin nga porti i Havre dhe janë të ndara me kontinente me në qendër serat tropikale. Pavarësisht bombardimeve është e mundur të vizitosh katedralen e Notre-Dame e shkatërruar pjesërisht dhe një prej ndërtesave të pakta të mbetura më këmbë në qytet.
Rouen
Rouen është perla e padiskutueshme e Normandisë, i paprekur nga shkatërrimet e luftës, ruan jo vetëm një nga katedralet më të shquara gotike të Europës – katedralen e Notre Dame – por edhe një qendër historike të paarritshme, me zemër mesjetare me më shumë se 200 shtëpi ende të paprekura. Pjesë e bukurisë së Rouen është edhe klima gotike dhe shpirtërore që i ka rrënjët e saj në klimën e inkuizicionit të errët, një bukuri më pak e dukshme por që mund të dallohet nga sytë e vëmendshëm që dinë të shohin përtej ngjyrave pastel të Qendrës historike. Këtu gjeti vdekjen Giovanna d’Arco.
Parisi
Nga Montmartre, vend i dashur shumë nga artistët, në Moulin Rouge, duke kaluar nëpër tavernën shumë të dashur ngaVan Gogh, Lapin Agile, deri në kopshtin e shtëpisë së Rosimond ku sot ndodhet Muzeu i Montmartre. Pa harruar sigurisht Muzeun e Orangerie dhe Muzeun Orsay.
Chatou
Përgjatë Senës punonin artistë si Renoir e Monet. Chatou është një komunë e vogël prej 30 mijë banorësh. Është i njohur sepse ndodhet afër ishullit të Impresionistëve ose ishulli i Chatou. Këtu Monet e Renoir jetonin dhe punonin në çift. Shpesh pikturonin të njëjtat objekte, me një stil shumë të ngjajshëm.
Saint Remy i Provence
Qytezë e mrekullueshme e Provenzës, këtu ndodhet edhe spitali psikiatrik ku u shtrua Van Gogh ku pikturoi më shumë se 150 piktura, sot të ruajtura në muzeun e Estrine, i cili tregon përvijimin e jetës njerëzore dhe artistike të piktorit. Në zonë edhe Arles, ku Van Gogh, përpos portreteve në fusha, që i ka kthyer në të pavdekshme është edhe Cafè Terrace në Sheshin e Forum.
Dhe ROMA– me një iniciativë të “Gioco del Lotto” të prmeten në datën 27 nëntor një mbrëmje me hyrje të lirë në ekspozitën e “IMPRESIONISTËVE. Tête à tête” në Kompleksin Viktorian nga ora 19 deri në 21. Edouard Manet, Pierre-Auguste Renoir, Edgar Degas, Frédéric Bazille, Camille Pissarro, Paul Cézanne, Berthe Morisot, Auguste Rodin, janë disa prej artistëve në ekspozitë me më shumë se gjashtëdhjetë vepra, mes pikturave dhe skulpturave të ardhura nga Muzeu Orsay që do të jenë të mundura të shikohen falas për të njohur dhe rikonstruktuar mjedisin kulturor, kontekstet sociale dhe stimujt artistikë në të cilët veprojnë impresionistët. Të dielën më datën 29 nëntor “Gioco del Lotto” ofron një ditë të tërë në zbulim të impresionistëve me një iniciativë speciale të menduar enkas për familjet: Ditë laboratori “Unë luaj me artin”, me titullin “ A tu per tu” me Impresionistët për fëmijët nga 5 deri në 10 vjeç (dyzetë fëmijë çdo orë 10; 12; 15; 17). Hyrja është falas deri në zënien e të gjitha vendeve pa prenotim. Për prindërit që do të shoqërojnë fëmijët, hyrja dhe vizita në ekspozitë do të jenë falas.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours