Shkojmë nga shkojmë nëpër botë për të pushuar dhe sapo bëhemi gati të nisemi sërish, alternative e parë për të zgjedhur është gati përherë Italia.
Ndoshta sepse gjuha, ndoshta sepse kultura, afeksioni i viteve kur ndiqnim vetëm kanalet italiane, kultura e sjellë nga emigracioni, etj, Italia mbetet shumë e dashur për t’u vizituar në çdo rast.
Këshilla e radhës që vjen nga ne për ju është Palermo.
Nëqoftëse keni vendosur të shkoni në Itali për pushimet e dimrit, mund të zgjidhni pa frikë Palermon në krahinën e Sicilisë. Palermo është një destinacion turistik veror i afirmuar, por në vitet e fundit janë gjithmonë e më shumë turistët që e mbipopullojnë gjatë periudhës së dimrit, piëkrisht për këtë motiv po ju japim disa këshilla të vogla të nevojshme për të përballuar një vizitë në qytetin më të bukur të Siçilisë.
Fillojmë me akomodimin që është thelbësor për pushime të mira. Zgjedhja e duhur mund të jetë synimi për një b&b. Palermo ofron edhe hotele e shtëpi pushimi, por nëqoftëse konsiderojmë raportin cilësi – çmim, b&b janë shumë më të leverdishme se sa hotelet dhe shtëpitë e pushimit, ato janë të paisura me të gjithë komoditetet e mundshme, janë të kuruara dhe të pastërta, dhe mbi të gjitha, marrëdhënia me personelin është më humane.
Ia vlen të mendohet gjithashtu edhe se si do të lëvizësh nëpër qytet. Shërbimi i metrosë është praktikisht inekzistent, taksitë janë disi të shtrenjta dhe autobusët jo korrekt, por mos kini frikë sepse nëse mendoni të qëndroni në qytet mund të lëvizni shumë mirë më këmbë. Qendra historike ka shumë ç’të vizitosh dhe këto atraksione turistike janë shumë të lehta për t’u arritur. Por nëqoftëse preferoni të vizitoni rrethinat e Palermos si Monreale ose Mondello, ju këshillojmë të synoni të shkoni me makinë. Interneti mund t’ju jetë në ndihmë në këtë rast. Mjafton të kërkosh auto Palermo dhe do të shfaqjen zgjedhje të pafundme. Këshilla jonë është jini të kujdesshëm në krahasimin e ofertave për të kuptuar se çfarë bën për xhepin tuaj.
E rëndësishme është të dimë edhe si të vishemi në dimër në Palermo. Gjatë dimrit Palermo ka një klimë jo shumë të ashpër. Shumë rrallë temperaturat i afrohen zeros, ndërsa shirat janë të shpeshtë. Kështu që merreni gjithmonë çadrën me vete. E rëndësishme është të visheni “me shtresa” , në mënyrë që të jeni përherë gati për ndryshimet e klimës. Në çdo rast merrni me vete një bluzë me mëngë të shkurtra dhe një kostum banjoje, ndodh shpesh që të vijë era e shirokut që fryn nga Afrika e që ndikon në ngritjen e menjëhershme të temperaturave, aq sa mund të bësh edhe banjo dielli në plazhin e Mondellos.
Çfarë të vizitosh në Palermo?
Kishën e Martoranës
Katedralen
Kishëzën Palatina e Pallatin e Normanëve
Katakombet
Tregjet popullore
Shtëpia muze “Stanze al Genio”
Katedralja e Monreale
Ujëvara e Pretorias
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours