Një zonë e madhe skishë, e rrethuar si një perlë e çmuar në zemër të Alpeve svizerane. Është një qytezë, Lenzerheide, e ndodhur në brigjet e liqenit që dallohet prej vitesh për vëmendjen ndaj më të vegjëlve. Jeni gati të lidhni këpucët?
Shkojmë në Zvicër në Kantonin e Grigionëve, vendi i Heidit, për tu kuptuar më mirë. Ku mali me dëborë është traditë. Majat e maleve i shikon të mbushura me borë si miell kudo që hedh sytë. Atje ku nuk mund të mos ndjehesh e mrekulluar dhe të kesh aureolën autentike të asaj çfarë natyra dhuron. Dhe versioni dimëror i këtij peizazhi, me të bardhën shndërritëse që krijon një efekt të kristaltë në qiell të hapur, është me të vërtetë një pamje prej kartoline. Ose më mirë të themi prej përralle.
Lenzerheide zonë ku familjet janë të mirëpritura
Jemi pak kilometra nga Coira, qyteti më antik i Zvicrës, që sugjerojmë të vizitohet me qetësi. Ai në brigjet e liqenit Heidsee që na mirëpret në versionin mrekullisht të akullt. Një mantel i prraruar dhe perfekt që i bëhet kornizë një vendi tipikisht alpin me një bukuri të parezistueshme. Lenzerheide është një krahinë zvicerane skishë që dallohet për vëmendjen e veçantë ndaj fëmijëve, e vërtetuar nga marka prestigjoze e cilësisë “familje mirëseerdhët”. Misioni për të kënaqur më të vegjlit është marrë veçanërisht seriozisht dhe skitë janë një nga shumë mundësitë për t’u argëtuar në dëborë.
Në Lenzerheide mund të hiqesh si eskimez për një ditë e të sfidosh veten për të ndërtuar një banesë eskimeze me dëborë, ose të bësh aventura në pyll e të shijosh mishin në zgarë të ulur pranë zjarrit. Ose të mësosh leksionet e para të patinazhit artistik mbi akull, të dëgjosh histori malesh që kanë si protagonist xhuxha e zana ose të shijosh një koncert për fëmijë në ajër të pastër duke thithur aromën e pishave të pyllit magjik.
Ka zbavitje për të gjitha shijet dhe moshat në Lenzerheide për të transformuar qëndrimin në pushime të bukura që fëmijët vështirë se do ti harrojnë.
Mbi slitë si Heidi dhe Peter
E keni parasysh skenën e kartonave të animuar në të cilën Heidi dhe Peter bëjnë gara me një slitë sëbashku me fëmijët e tjerë të fshatit?
Ja, edhe pushimet tona nisin pikërisht me një sfidë për familjet. Pasi përgatiten slitat e drurit, meret teleferiku që për pak minuta të shpie në Scharmoin, pikënisja e pistës enkas e menduar për këtë sport. Një rrugëtim që përshkruhet për afërsisht katër kilometra dhe që ofron pamje vërtet spektakolare. Dëbora e freskët sigurisht i jep të gjithë atmosferës lezetin e saj që e bën këtë eksperiencë të paharrueshme. Fëmijët nga 6-7 vjeç e më shumë (por mund të vëreshë edhe më të vegjël) munden qetësisht të zbresin vetë, gjithçka është e sigurt edhe në pikat më të rrezikshme ka rrjeta sigurie.
Të mundesh nga një fëmijë tetë vjeç, mund të jetë një eksperiencë fyese, por një rrezik që ndërmerret me kënaqësi. Sepse të ngasësh një slitë duket e lehtë, por nuk është aspak e tillë. Dhe ndoshta zbavitja qëndron pikërisht aty, për të tentuar manovrat e vështira të atij objekti të madh druri duke imituar ekspertët e vërtetë që zbresin me shpejtësi të madhe.
Për ata që nuk kanë mundur të marrin me vete një slitë, është e mundur ti gjeshë pranë dyqanit Pesko. Ekziston edhe mënyra e marrjes me qira ditore.
Relaks për të mëdhenjtë dhe të vegjlit
Skitë entuziazmojnë, apasionojnë, të përfshijnë, por në të njëjtën kohë edhe të lodhin. Ndjesia e pas sforcimit, këmbët e rënda, shpina si e thyer, i ftohti nëpër kocka. Nuk ke nevojë për asgjë më shumë se një banjo në pishinë dhe një sauna për të ardhur në vete.
Dhe nëse pishina në fjalë është një kompleks gjigand në këmbët e Alpeve me vaskë me ujë të ngrohtë hidromasazhi, në ajër të pastër, një vaskë e mbushur me fëmijë dhe një rrëshkitëse e magjishme e konceptuar enkas që ata të zbaviten, janë të gjithë komponentët e duhur për ta bërë spektakolare qendrën e mirëqënies H2Lai. Ky është qëllimi i një udhëtimi. Sauna, banjo turke, banjo me tagji, rrugëtimi kneipp në ujë, gjithçka me pamje nga malet me dëborë ; janë një tokë e premtuar për trupin dhe shpirtin. Në çdo stinë.
KU MUND TË FLIHET
Rivà Alpine Lodge në Lenzerheide. Për të bërë të lumtura familjet zgjidhja më e mirë është apartamenti. Liri absolute përsa i përket orareve, mundësi për të darkuar me pizhama, të përgatisësh qumshtin e fëmijës që ulëret në zemër të natës, janë lukset më të çmuara se një darkë me pesë yje që mund t’ju shërbehet në pjatë të argjendttë. Nëse pastaj, apartamenti është një vilëz prej druri që mban aromë pishe, me kuzhinë e banjo moderrne, saunën të përfshirë, dhoma me hapësirë, një oxhak të ngorhtë, divanë me velenxa dhe çdo komoditet tjetër që mund të imagjinohet, mund të themi që shprehja “parajsa në tokë” është përkufizimi i duhur.
Fëmijët janë protagonistët e vërtetë të Privà Alpine Lodge. Kids Club- Klubi i fëmijëve, shëtitje dhe slitat janë të gjendshme falas, përveç menusë së restorantit të menduar enkas për ta.
KU MUND TË HAHET
Për ata që nuk duan të mbesin në kuzhinë, Privà Alpine Lodge ofron restorante të ndryshëm dhe shumë cilësorë, disa prej tyrë të përshtatshëm për fëmijët, të tjerët të konceptuar për një darkë romantike në çift.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours