Romantike si Parisi, më ekonomike se c’mund të mendoni: Praga për Krishtlindje bëhet akoma më shumë e magjishme! Krishtlindjet në Pragë, kryeqytet i Reppublikës Çeke që prej 1993, janë magjike, plotë argëtim
Organizo Krishtlindjen e tënde në Pragë
Është e pamundur të mos mrekullohesh me bukurinë e veçantë të këtij qyteti që përgatitet për të festuar Krishtlindja që prej mesit të muajit Nëntor, kur pazaret karakteristike të Krishtlindjeve nisin të mbushin sheshet dhe rrugët e qendrës së qytetit. Panvarësisht temperaturave të ulta, të organizosh një fundjavë në Pragë gjatë dimrit të mbart me bukurinë tërheqëse të fshehur të qytetit dhe i lejon atyre që janë më me fat të adhurojnë dëborën mbi majat e Katedrales Gotike dhe mbi çatitë e Pallatit Mbretëror.Gati për t’u nisur për një Krishtlindje të Bardhë të paharruar në shtëpinë e pushimeve në Pragë?
Çfarë të bësh për krishtlindje në Pragë
Pazaret e Krishtlindjes në Pragë
Pazaret e Krishtlindjes në Pragë janë bërë po aq të famshëm sa të shumë qyteteve të tjera të Europës Qëndrore. Idetë për dhurata sa më origjinale dhe karakteristike mudn të kërkohen në Sheshin e Qytetit të Vjetër, e ashtuquajtura “Staroměstské náměstí”, ku për një muaj, prej fillimit të Dhjetorit deri në fillim të Janarit, është e mundur të përfitosh nga mrekullitë gastronimike, punime artizanale, dekorime për shtëpinë dhe pemën tradicionale të festive të fundvititnë një skenar arkitektonin përrallor. Përpiquni të kaloni nga këto anë pak përpara se të ngryset: do ët keni mundësinë të asistoni në ndezjen e dritave në shesh, ndërsa në mbrëmje, përshembull në fundjavë dhe në ditët e festave, nuk mungon muzika dhe teatri i rrugës. Për blerjet përsa i përket periudhës së Krishtlindjes në Pragë zgjedhjet nuk mungojnë! Qeramikë cilëosre, objekte dhe zbavitje për fëmijët janë formula e Panairit të Holešovice në Pragë, që organizohet përgjatë ditëve të festive të fundvitit. Pë rata që preferojnë të qëndrojnë në qytet, këshillohet pazari i Krishtlindjes i Sheshit Venceslao (që prej fillimit të dhjetorit deri në ditën e Ujit të Bekuar) e Pazari Havel që çelet 25 Dhjetor.
Krishtlindje në Pragë: momente që s’duhen humbur
Nëse vendosni të organizoheni për krishtlindje jashtë, mund të zgjidhni një apartament në Pragë. Është një ide e shkëlqyer: në një shtëpi është më e lehtë të rikrijosh atmosferën intime familjare të këtij momenti magjik të vitit, edhe jashtë mureve të shtëpisë tënde, pa menduar që mund të kurseshë në vlera monetare. Kalendari i ngjarjeve të Krishtlindjes në Pragë është në fakt i pasur me shumë aktivitete, duke qenë të lirë në përzgjedhje. Aktivitetet nisin më 1° Dhjetor, me ndezjen e pemës më të madhe të Krishtlundjeve në Pragë, e vendosur sipas traditës në Sheshin e Qytetit të Vjetër. Festa merr formë të vërtetë më 5 dhjetor në ditën e Shën Nikolës, kur rrugët e qendrës mbushen me fëmijë që marrin dhurata në këmbim të një poezie ose të një kënge. Në të gjithë Republikën Çeke më 24 Dhjetor është një ditë e shumëpritur: në mbrëmje mund të darkohet me familjen, shkëmbehen dhuratat dhe besimtarët shkojnë në kishë. Dhe mos harroni të provoni piatën tipike të Krishtlindjeve në Pragë! Do të gjeni me qindra në shitje në të gjithë qytetin deri në prag të Krishtlindjeve.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours