Jeni duke menduar se çfarë do të bëni natën e ndërrimit të viteve sëbashku me fëmijët? Ja disa ide për një mbrëmje të këndshme me fëmijët e vegjël fare deri në 10 vjeç.
Vit i Ri me foshnjen
Ndoshta prej pak kohësh ka mbërritur një fëmijë në shtëpi dhe jeni në dilemë se si do të ishte më mirë për të për t’u organizuar për festën e ndërrimti të viteve.
Ja sugjerimet tona të nevojshme:
Nëse fëmija është më pak se tre vjeç
Nëse fëmijët janë shumë të vegjël (të sapolindur deri në tre vjeç) do të ishte ideale të mos lëviznit nga shtëpia, por të organizonit një darkë në shtëpi duke ftuar miq ose të afërm.
I vogli kërkon kohën dhe hapësirat e veta dhe nëse nuk doni të stresoheni, është më mirë të qëndroni në shtëpi. Në këtë mënyrë ju mund të organizoni një darkë dhe në të njëjtën kohë të qëndroni me të, ti përgatisni mamën, të luani me të ose t’ia lini gjyshit a miqve që ju kanë bujtur për darkë (në këtë mënyrë edhe ai do të ndjejë atmosferën e festës) e më pas do ta vini në gjumë kur të lodhet.
Ka mundësi që edhe të zgjohet nga fishekzjarret. Edhe në këtë rast është më mirë të qëndrojë në shtëpi, në një mjedis familjar ku të ndihet i sigurt.
Mund edhe të organizoni një darkë intime me partnerin tuaj: i vogli do të flerë e do të luajë pak e ju do të mund të shijoni një mbrëmje romantike nën dritën e qirinjve.
Nëse nuk keni mundësi për të organizuar një mbrëmje në shtëpinë tuaj, e rëndësishme është të jini në një mjedis shtëpie , ndoshta në shtëpinë e gjyshërve ose të ndonjë miku. Merrni me vete karrocën e bebit dhe gjithçka i nevojitet atij përgjatë natës (trupore,pizhamat e ngrohta, pelenat,mamë dhe qumësht) në këtë mënyrë edhe nëse do të flerë kur të ktheheni në shtëpinë tuaj, do të jetë me barkun plot e gati për në krevat.
Nëse fëmija është më shumë se tre vjeç
Nëse fëmija është më shumë se tre vjeç, por nuk është ende mjaftueshëm i madh për të marrë pjesë nëpër festa, le të themi shtatë vjeç, mund të bëni diçka ndryshe, me qëllim që të mos bëhet shumë vonë për të. Hyrja në shtëpi nuk duhet të jetë më vonë se mesnata.
Ndonjë ide?
Një darkë jashtë duke përfshirë shëtitjen e shkuarjes dhe të ardhjes për të pritur sëbashku Vitin e Ri duke ndezur ndonjë yll sëbashku me babin, ose një darkë në shtëpinë e miqve (kujdes në përzgjedhjen e shoqërisë për natën e ndërrimit të viteve, duhet të ketë edhe fëmijë të tjerë me të cilët fëmija juaj të mund të lozë, (pa u nervozuar për shkak të lodhjes) me të cilët mund të festohet mesnata –mos harroni për të marrë me vete aksesorët festivë si kapelet, boritë për të mëdhenjtë e të vegjlit – e më pas të shkoni në shtëpi për të vendosur të vegjlit në gjumë.
Nëse fëmijët janë më shumë se gjashtë vjeç
Nëse fëmijët tuaj janë pak më të rritur,nga 7 në 10 vjeç, idetë për të festuar natën e ndërrimit të viteve mund të jenë të shumta: një darkë në shtëpinë e miqve (me kusht që sigurisht të ketë edhe fëmijë të tjerë për të luajtur, darka dhe ndezja e fishekzjarrve, lojëra të ndryshme në grup),një darkë në restorant dhe festa në shesh ku prej vitesh mbahen koncerte dhe ndizen fishekzjarre. Atmosfera është sugjestionuese dhe argëtuese edhe për fëmijët), mund të parashikoni një udhëtim të shkurtër në Europë përshembull (Paris, festa në Champs-Élyséesè është me të vërtetë e paparashikueshme dhe magjepëse sidomos për fëmijët, për të mos folur për festën që organizohet në Disneyland!).
Por mund të mendohet që nata e ndërrimit të viteve të kalohet edhe në ndonjë vend të nxehtë ekzotik, fëmijët e rritur e përballojnë këndshëm një udhëtim me avion dhe mund të shijojnë sëbashku me ju një Vit të Ri pak ndryshe nga i zakonshmi, në ndonjë plazh në Karaibe përshembull.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours