Dhuroji një Vit të Ri ndryshe vetes në një nga qytetet më të pasura me histori dhe bukuri të Europës!!!
Sofia, kryeqyteti i Bullgarisë , di të të ofrojë gjithçka të nevojitet gjatë pushimeve: Kulturë, histori, zbavitje, ekskursione, Bar Restorante e lokale, llixha dhe qendra Spa, kazinò dhe rrugë me dyqane për të bërë Pazar e shumëçka tjetër…
Çfarë mund të bësh për Vitin e Ri në Sofie
Sofia, kryeqyteti i Bullgarisë, është një qytet që mikpret më shumë se 1 milion banorë. Megjithatë, ndoshta jo të gjithë janë në dijeni, por pas Athinës dhe Romës, Sofia përfaqëson qytetin më antik të Europës; për këtë motiv janë të shumta dëshmitë e trashëgimisë artistike dhe kulturore.
Kur nuk di se çafrë të bësh për Vitin e Ri, Sofia mund të përfaqësojë një zgjedhje origjinale për të kaluar pak ditë duke u ndjerë mirë. Mund të bësh një vizitë kulturore nëpër qytet ose mund të qetësohesh në rrugët e tij.
Të gjesh një vend për të fjetur në Sofie për Vitin e Ri është shumë e thjeshtë; përveç hoteleve të shumta të hapura vitet e fundit, është e mundur të akomodohesh në një nga manastiret në Monte Vitosa që, po kohët e fundit janë kthyer në hotele.
Një sugjerim nga ana jonë është që ta merrni me nge vizitën nëpër muze, kisha e monumente. Gjithashtu mund të shëtisni nëpër lagjjet piktoreske të Sofies. Nëse vendosni të qëndroni të paktën tre ditë në kryeqytetin bullgar; nisje në datën 30 dhjetor dhe largim në 2 janar, do ishte ideale për t’u njohur me disa gjëra të rëndësishme të Sofies. Mes zonave turistike më të frekuentuara janë për t’u shënuar rrethinat e Sredets, Oborishtes dhe të Boyana.
Banjot termale
Përpara se të kalosh natën e gjatë të Shën Silvestrit këshilla jonë është që ti dhurosh vetes ndonjë orë në qendrat e bukurisë në një nga banjot termale të shumta: njëra ndodhet pikërisht në sheshin në pjesën e pasme të xhamisë.
Pazar
Përpara fundit të vitit, nëqoftëse ke për qëllim ta boshatisësh portofolin, në sheshin Sveta Nedelya, pasi të kesh vizituar kishat, ndiq Vithosa Boulevard, të ashtuquajturën rruga e pazarit dhe bukurisë.
Nata e fundit e vitit
Mes vendeve ku mund të darkosh natën e ndërrimtit të viteve, më të kërkuarit mbeten restorantet tradicionalë bullgarë, mbi të gjitha “Veseloto Selo” dhe “Vodenitzata”; nëse zgjidhet kjo alternativë për natën e ndërrimt të viteve, këshillojmë që të prenotoni të paktën një javë përpara. Ata që janë të pavendosur se cilin bar do të zgjedhin, mund t’ju këshillojmë disa alternativa; si i famshmi “By the way”, ose bari “Motto”, që ofron muzikë dhe zbavitje gjatë gjithë natës. Shumë të kërkuara,janë gjithashtu diskotekat dhe klubet e natës (në veçanti “Mascara” dhe “Tequila”).
Çfarë mund të shohësh në Sofie?!
Katedralja Aleksandăr Nevski
Kisha Shën Giorgio
Mali Vitoša
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours