Mes gjërave që turistët vlerësojnë më shumë në Itali, është kuzhina. Pasi italianët janë të çmendur pas ushqimit, përherë në kërkim për të eksperimentuar destinacione të reja gatronomike me produkte autentike të zonës. Dhe ku mund të shkohet për Krishtlindje tjetër përveçsë në “Bel Paese” Vendin e Bukur? Ju sugjerojmë këto 5 itenerare enogastronomike ku mund të kaloni pushimet e Krishtlindjeve mes karakteristikave lokale, verës së mirë dhe p[eizazhet që të lënë pa Frymë.
Friuli Venezia Giulia
Nëse doni të shijoni pushimet tuaja të Krishtlindjeve duke vlerësuar lehtësinë e kalimit të kohës mes peizazheve dhe aromërave të traditës, ju këshillojmë të kaloni aventurën tuaj në Friuli Venezia Giulia. Mund të shëtisni më këmbë, me biçikletë ose me kal në luginat e Natisone dhe Torre. Këtyre mrekullive u bashkohet zbulimi i specialitet të bukës me sallam të integruar në të, mish i egër me feta ose i gatuar në zgarë ose në supën me miell misri; ose si Asino, djath i bardhë i bërë me qumësht gjethi. 14 dhjetor në Maggio bëhet degustacioni i Brovadar, menu e propozuar në variantet e saj me supë dhe specialitet i salçiçes të skuqur në tiganë me pasta. Në San Daniele të Friuli në Pazarin e Tokës mund t ë merrni produktet tipike në një Pazar të organizuar falë Sloë Food dhe Parkut Agroushqimor të San Daniele; ndërsa në Gradisca të Isonzo mbrëmje muzikore me një aperitiv sugjestionues brenda kështjellës.
Në udhëtim me shijen në Marche
Nëse doni të pushtoheni nga gjallëria e traditës së vendit bëni një kërcim në të kaluarën, pushimet spostohen në Marche, rajon i zhdërvjellët që kënaq ata që duan malin, mund të gjeni kulturë të mirë dhe kuzhinë të mirë gjithashtu. Nga 4 dhjetori deri në 12 janar në Macerata do të mbahet eventi “udhëtimi me shijen”. Në brendësi të Muzeut të Karrocës, sëbashku me ekspozitën me temë mbi seleksionimin e objekteve të firmosura nga Maison Hermès, mes gjërave të rralla të lidhura me udhëtimin do të jepet një darkë gourmet për turistët: lazanjë, stoço all’anconetana (të mbushura me lëng), pure me qepë e ullinj dhe rosto lepuri. 12 e 13 dhjetori Salloni i Verës Piceno në Ascoli ofron degustacionin e verërave më të mira lokale, ndërsa 20 dhjetori në San Lorenzo në Campo mund t’ju gjejë duke shëtitur me biçikletë me Babzgjyshin duke shijuar në të njëjtën kohë edhe ëmbëlsira, , verë, verë nga qershia për të shoqëruar ëmbëlsirat, brusketa, byreçka me miell misri, gështenja dhe verë të ngrohtë, vaj dhe mjalt. Nga festa në festë mund të vizitoni Basilikën e Loretos, shtëpinë e Leopardit në Frascati, kështjellën e Paolo e Franceskës në Gradara ose shkoni për ngjitje në Parkun Natyral të Monte San Bartolo, në Liqenin e Pilato ose në Parkun Kombëtar të Monti Sibillini.
Trentino Alto Adige
Nëse jeni në kërkim të shijeve të rafinuara ndësra jeni duke luajtur në ski ose slitë, 22 restorantet me yje dhe shumë evente enogastronomike ju presin në Trentino. Është sigurisht destinacioni klasik për skiatorë të pashërueshëm, por dhe një rajon i shkëlqyer që ofron shumë hitori dhe kulturë enogastronomike përpos bukurive natyrore përrallore. Deri më 22/12 2015 në restorantin Stadele, Pazari i ëmbëlsirave për të shijuar verën e ngrohtë, pastiçe dhe supë të nxehtë. Protagonistë të Trentinos është gështenja:. Deri në 20 dhjetor prêt pazaret e krishtlindjeve me artistë të rrugës e kjoska me produkte artizanale e gjithashtu ushqim e verë.
Emilia Romagna
Rrugët e shijes kryqëzohen me ata të pelegrinëve në Emilia Romagna, ku fshatrat mesjetare ftojnë në kështjella dhe sheshet historike festa dhe produkte tipike të zonës. Në luginën e Rubicones mund të zbuloni natyrën e mrekullueshme dhe historinë e pafundme, dhe kulinari të paprovuar ndonëjherë. 12 e 13 dhjetor në San Giovanni në Marignano do të zhvillohet festa e dritës,në hangarin e Malatesta ku do të vendoset edhe tregu i ushqimeve. Nga 12 në 14 dhjetor Campagnola Emilia propozon festën e petullave. Në restorantet e vendit ofrohen vetëm menu tradicionale të zonës, enkas për festën e Krishtlindjve.
Puglia
Kush e ka thënë që ia vlen të shkoshë në Puglia vetëm në stinën e verës? Shijoni një triunf të aromërave mesdhetare nga Gargano në Salento në brendësi të tokës pulieze, pa harruar detin që është një spektakël i vërtetë edhe në dimër. Duke filluar nga 12 dhjetori kënaqni shijet tuaja me enogastronominë pulieze në Sagra della Pettola të Rutigliano për të njohur petulla të rrumbullakta, ti[ike të zonës së Puglias të bërë me miell pice, skuqen dhe shoqërohen me salca të ndryshme . Mund të bëni një shëtitje përgjatë bregdetit,një ekskursion tek rezidenca Federico II në Castel del Monte, o ose tek Scavi di Egnazia).
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours