Krishtlindje dhe Vit i Ri në Karaibe! Për shumë syresh është një ëndërr me sy hapur, por për ata që janë me fat dhe mund të braktisin të ftohtin e dimrit për të vizituar një parajsë karaibike mes plazhesh të bardha dhe vende si në përralla, mund të shijoni festat dimërore në një klimë të nxehtë të mrekullueshme. Ja gjërat që mund të shihni në këtë fundvit gjatë udhëtmit tuaj për në Karaibe. Nga ishujt më të famshëm deri tek qoshet e padëgjuara ndonjëherë, por që janë po aq të mrekullueshme dhe joshëse për turistët.
Barbados
Ishulli më oriental i Karaibeve, i ofron turistit një spektakël të vërtetë mes natyrës, plazheve të bardha dhe detit të kristaltë.
Antigua
Një ishull i Antilleve të vogla që mrekullon gjithë vizitorët me qindra plazhe vërtet prej ëndrre, nga Pigeon Point deri tek Jabberwoch Beach.
Kuba
Një ishull për që s’duhet humbur pa u parë një herë në jetë, Kuba, që ofron pamje të gjalla historie në ndryshim të vazhdueshëm dhe qyteza të mahnitshme, por edhe plazhe të bardha e peizazhe përrallore.
Cayo Largo
Një nga destinacionet e spikatura për t’u qetësuar, e përkëdhelur nga valët dhe e puthur nga dielli, është e pamundur të evitohet një vizitë këtu.
Xhamajka
Zbavitje, kultura karaibike dhe natyra e paprekur i japin Xhamajkës një vlerë të shtuar për t’u këshilluar si destinacion për një udhëtim në Karaibe.
Cayo Levisa
Kur natyra është e paprekur, qetësia, uji i kristaltë dhe plazhet e bardha janë të gjitha të përqëndruara në një ishull të vogël, të gjatë dhe të ngushtë pak kilkometra larg nga brigjet kubane.
Santo Domingo
Një nga destinacionet turistike më të vlerësuara dhe të kërkuara të Karaibeve. Nuk duhet humbur ky udhëtim! Aty mund ti lejosh vetes pushimet dimërore të fundivitit 2015 e të presësh 2016-ën në relaks të plotë.
Punta Cana
Një destinacion tjetër për të mos u humbur në Republikën Dominikane, ku deti, dielli dhe qetësia janë pjesë e paketës turistike.
Martinica
Një nga zemrat që rreh shumë në ishujt karaibe, ky ishull francez i tërheq vizitorët me mijëra burime natyrore të ndryshme e gjithashtu të jep shumë mundësi për të bërë sport dhe ekskursione.
Long Island – Bahamas
Këtu peizazhet janë të gjithë për t’u shijuar dhe ishulli ofron burime argëtimi të shumëllojshme, që shkojnë nga plazhet e bardha deri tek gjiret shkëmborë.
Aruba
Ishull karaibik në brigjet e Venezuelës ku klima është e thatë. Por oferta turistike është e pasur dhe e përshtatshme për të gjitha preferencat.
Turks e Caicos
Një arkipelag shkëmbor që shtrihet në Oqeanin Atlantik duke i dhuruar turistëve një pushime të qeta.
Grand Cayman
Të dashuruarit me detin mund të humbasin mes ujërave të kristalta të këtij ishulli të mrekullueshëm. Mes plazheve si Seven Mile Beach ose Smith Cove.
St. Martin
Karakteri i spikatur karaibik ndërthuret në perfeksion me ndërhyrjet europiane duke i dhënë jetë një ishulli me shumë fytyra. Një ishull urban, që dhuron pjesë të një natyre të paprekur dhe një faunë të egër unike
St. Kitts
Një ishull tropikal në kuptimin e vërtetë të fjalës, me një natyrë dhe plazhe të mrekullueshme. Mund të vizitone qendra historike e të bëni ekskursione.
Tulum
Një nga atraksionet e Rivera Maya, në Meksikë, me det e plazhe të mrekullueshme, por edhe një zonë me rrënoja arkeologjike që nuk duhen humbur.
Ishujt Los Roques
Jo më kotë janë konsideruar si parajsa të vogla, këta ishuj pranë brigjeve venezueljane janë të rrethuar nga shkëmbinjë me një bukuri të përpshkueshme.
Plazhi i Carmen
Det, plazhe , por edhe shumë ekskursione për të vizituar parqet natyrore e gjiret shkëmbore e gjithashtu shumë mundësi për të bërë sport.
Isola di Cozumel
Ishull vullkanik ku sportet ujore janë mëse të preferuara, ku mund të humbasësh mes bukurive të gjireve shkëmbore dhe peizazheve natyrore.
Virgin Gorda
Emri i saj i detyrohet Kolombos dhe i garanton turistit një det kristalor dhe plazhe fantastike, por edhe një pjesë malore për tu zbuluar.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours