Festohet si me zakonin ortodoks, ashtu edhe me atë katolik. Misticizëm dhe çmenduri në një kryqytet që është një “duhet” për tu vizituar në Europë.
Duke pritur 2016, Beogradi përgatitet për të festuar 31 dhjetorin në shesh me shumë evente foklorike dhe muzikë. Viti i Ri është një moment ideal për të jetuar kryeqytetin serb, destinacioni i parë në botë për raportin më të mire cilësi-çmim sipas “Best Value Index” të trivago , dhe përqindja e turistëve që e vizitojnë Beogradin vazhdon të rritet me dy-fish edhe në Novi Sad, vend kryesor i Vojvodinës.
Beogradi është një qytet tendence, ku historia dhe bashkëkohësia ndërthuren ashtu si gjeografia, e mbetur mes Orientit dhe Oksidentit, nga të cilat ka trashëguar gjurmët e influencuara arkitektonike dhe monumentale të kryeqytetit. Beogradi është qyteti i dy krishtlindjeve dhe dy Viti të Ri, atij katolik dhe atij ortodoks që ndjek kalendarin gregorian. Në 2016, kush ka mundësi të zgjasë pushimet, mund të presë deri në 7 janar për të jetuar Krishtlindjet ortodokse dhe për më tepër natën mes 13 dhe 14 janarit për të festuar Vitin e Ri të Dytë të kryeqytetit, Vitin e Ri ortodoks, një mundësi më shumë për të hyrë në shpirtin e vendit dhe për të jetuar traditën e tij.
Mes tendencës dhe traditës
Shopping për qejf mes Sheshit të Republikës (Trg Republike) dhe knez Mihailova, rruga që vjen deri tek përforcimi i Kalemegdan, ku turmat mund të menaxhohen me vështirësi mes dyqaneve të markave të mëdha për uljet dimërore ose mund ta lini veten të lirë për patinazh në akull në Pioneer Hall. Restorantet ku mund të prenotoni për darkën e Vitit të Ri është një eksperiencë kulinarie tipike; Lorenzo&Kakalamba një përzierje e pop modern kitsch dhe piatave tradicionale ballkanike; Vuk, një kafana (tavern serbe tradicionale ku kërcehet dhe luhet muzikë live) e mobiluar në stil ballkanik, Homa në lagjjen e Dorćol një lokal me kuzhinë serbe dhe internacionale, Iguana zakonisht frekuentohet nga businesmenë dhe hipster, vend për darka romantike të shoqëruara me arie jazz, ose në Toro një gastrobar me ndikim ispanik në zonën Beton hala pranë Danubit.
Pas mesnatës zhurmë
Kulmi i Vitit të Ri zhvillohet në Sheshin e Republikës, ku një shesh i madh mirëpret një sërë performancash të këngëtarëve të njohur serbë, në pritje që në mesnatë , qielli të ndricohet nga fishkezjarret duke pritur 2016-ën. Kur përfundojnë lojërat e dritave në qiell, 31 dhjetori, hapësirat e zbavitjes dhe klubet e Savamalasë, lagjja kreative e Stari Grad (qyteti i vjetër), dhe lokalet mbi barka në Danub ftojnë “line up” me dj ndërkombëtarë dhe serbë që me dance music dhe turbo folk ballkanik janë gati të mirëpresin mijëra të rinj në këto hapësira me dizain që të sjellin në mendje lokalet e Miami, Ibiza ose Berlinit. Vendet kryesore të zbavitjes janë Kultur centar grad, shtëpia Mikser, BIGZ, një gjetje e arkitekturës moderrne jugosllave, hapësirë alternative për koncerte dhe performance të dj.
Atmosfera boehemiane
Në Skardalija, “Montmartre e Beogradit” një kohë ishte vend i shkrimtarëve dhe artistëve e që ruan bukurinë e saj bohémiane, e Dorcol, lagjja më tërheqëse dhe e kohës së kryeqytetit, gjenden dhjetra klube, bare e restorante në të cilat qëllimi është gjithmonë zbavitja duke frymëmarrë ajër festash në një qytet të gjallëruar dhe të gëzueshëm, që do të jetojë. Përgjatë ose përpara natës së Vitit të Ri, pushimet mund të jetohen në një short break në Serbi, duke vizituar rreth e qark Belogradin, si: Smederev, me kalanë mesjetare; Oplenac, historikisht rezidenca verore e famijes mbretërore të Karadjordjević; Sremski Karlovci, me arkitekturë të jashtëzakonshme.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours