Mund të jetë i bollshëm, aventuroz ose komod, madje erëmirë: zgjidh udhëtimin që të përshtatet
Çdo udhëtim përfaqëson një zgjedhje që tregon personalitetin, me momentin, situatën, shoqërinë. Ja një përshkrim i disa llojë udhëtimesh ku mund të gjesh veten dhe ta zbulosh atë.
Të pëlqen egërsia?
E përshkruar në romanin e Jorge Amado e Guimaraes Rosa, zona e ‘Verilindore’është një nga më autentiket dhe më të bukurat e Brazilit. Turi prej 9 ditësh ju shërben për të zbuluar një nga parajsat e fundit natyrore të planetit tonë, duke përshkruar kilometra të tërë plazhesh të virgjër, të populluara vetëm nga peshkatarët vendas. Nga Fortaleza përgjatë bregdetit shumë të bukur perëndimor të Cearàs, për të mbërritur në hapësirën e pafund të dunave e parqeve të Jericoacoara dhe të Lençois Maranhense, ku e bardha e rërës bën kontrast me të kaltrën e thellë të lagunave.
Të pëlqen sensualiteti?
Një vepër arti, një kryevepër e natyrës: ky është Madagaskari. Turi prej 8 ditësh ju lejon të zbuloni veriun e ishullit nga Nosy Be, “ishull i aromave”, për fragrancat e erëzave dhe bimëve të Ylang-Ylan, vanilie, kakao, kafè dhe kanellë që mbështjellin sensulaisht bimësinë e harlisur. Të mrekullueshme shtretërit e koraleve dhe plazhet e Ankify, pa munguar Nosy Sakatia e Nosy Iranja, ishulli i breshkave.
Të pëlqen mistikja?
Një fillim viti i qetë, i ngadaltë dhe i ëmbël duke lundruar me Belmond Road në Mandalay të Myanmar, një tokë e bukur për tu zbuluar. Paketa “New Year Celebration Cruise” prej 8 ditësh dhe 7 netësh përshkon lumin Ayeyarwady nga Mandalay drejt Bagan duke përfshirë vizitat në vende me vlerë të madhe artistike si Ava, kryeqyteti antik i Birmanisë, Amarapura me manastirin e papërfunduar Bagan me më shumë se 2.000 tempuj e faltore. Gjithçka do të pasurohet me leksione joge ose meditim në mëngjes, dreka e darka të shijshme të shoqëruar me etiketat më të mira.
Të pëlqejnë ëndrrat?
Hawaii është në sinkron të plotë me surf, plazhet, detin, klimën tropikale, ngjyrat dhe aromërat. Vend i jashtëzakonshëm për të dashuruarit e natyrës të paprekur dhe hapësirave të egra, me ngjyra dhe bimë e lule të shumëllojshme, Hawaii janë një arkipelag i formuar nga 132 ishuj, i shtrirë në një sipërfaqje prej 2500 km. Me udhëtimin prej 13 ditësh mund të vizitoni lirisht tre nga ishujt më të bukur të arkipelagut, duke nisur nga Oahu, ku ndodhet plazhi i famshëm i Waikiki në Honolulu. Turi vazhdon me Kauain e magjishëm, që meriton të quhet “Ishulli Kopësht” dhe përfundon me Big Island, thjeshtësisht i mrekullueshëm.
Të pëlqen tropikalja?
Peizazhe tropikale, qytete historike dhe një tis aventure për t’i dhënë mirëseardhjen 2016-ës në bord të “Eastern & Oriental Express”. Gjatë itenerarit “Singapore-Bangkok New Year Celebration” prej 4 ditësh dhe 3 netësh, karrocat elegante me ngjyrë të gjelbër dhe floriri të trenit të luksit të Belmond përshkojnë tre nga vendet më sugjestive të jug-lindjes Aziatike: Singapor, Malajzia e Tailanda. Udhëtimi parashikon edhe një tur të drejtuar nga një specialist për të zbuluar qytetin kolonial të Georgetown në ishullin Penang në Malajzi përveç drekave, darkave dhe një menu speciale për Vitin e Ri. Nisja bëhet më 29 dhjetor 2015.
Të pëlqen rehatia?
Mimozas Resort i Cannes-Mandelieu është pika ideale e “Costa Azzurra” për të jetuar më mirë këtë periudhë festash. Falë strukturave në stil provencial, me sallone të ngrohtë dhe dhoma me ballkone privatë dhe pamje nga liqeni ose mbi Old Course Golf ( ku luhet edhe në dimër) , mund të shijosh një hapësirë të tillë rehatie saqë do t’ju duket sikur jeni në shtëpi. Canne është vetëm 10 minuta me makinë nga rezorti. Qyteti gjallëron gjithë vitin, gjatë periudhës së krishtlindjeve merr një pamje joshëse autentike: ju pret, mes shumë gjërash të tjera, një Fshat Krishtlindjes me 60 shtëpiza që “mbijnë” në Espace të Pantiero. Fshati i bukur “La Napoule” është në fakt, 10 minuta më këmbë nga rezorti dhe ofron një shumëllojshmëri restorantesh, që shërbejnë peshk dhe produkte të freskëta franceze.
Të pëlqen ekzotikja?
Marrakesh, qytet perandorak i Marokut, josh që prej 1800- me klimën e saj të ëmbël dimërore, ngjyrat e saj dhe aromërat e erëzave – udhëtarë të kultivuar, kokat e kurorëzuara, protagonistë të spektaklit dhe të modës. Qytet i kuq, quhet, për ngjyrën e godinave të Medinës antike e rrethuar nga më shumë se 20 km mur të kuq, e deklaruar nga Unesco “Trashëgimi e Humanitetit”. Nëse të pëlqen luksi i madh dhe glamouri, nuk mund të mos akomodohesh tek La Mamounia, ‘Hotel më i mirë në botë 2015’ sipas revistës “Condé Nast Traveler”. “Është vendi më i magjishëm i gjithë botës””, thoshte Churchill presidentit amerikan Franklin Delano Roosevelt në 1943, kur e ftoi për vizitë në këtë hotel, vendi i pushimit të tij të preferuar. I rihapur në 2009 pas një restaurimi radikal me një stil të ri, më dinamik dhe bashkëkohor, ka Spa ëndrrash e 4 restorante të mrekullueshëm, mes tyre “Italien nga Don Alfonso Iaçarino”.
Të pëlqejnë përkëdheljet?
Rërë e butë, palma, një atmosferë e vërtetë magjie dhe eksperienca autentike: një mënyrë shumë e mirë për të festuar Vitin e Ri në Belmond Jimbaran Puri, në Bali. Rezorti, i karakterizaur nga vila me pishina private nëpër kopshte, propozon një sërë aktivitetesh për të hyrë në kontakt me kukturën locale si kërcimet tradicionaleose një tur me shefin e tregut të peshkut të Jimbaran, të ndjekur nga një kurs kuzhine.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours