Para së gjithash një pyetje praktike: kur bien Pashkët këtë vit? Pashkët Katolike bien të dielën 27 mars deri të hënën 28 mars. Ndërsa Pashkët Ortodokse bien 1 Maj 2016.
Pasi kemi marrë informacionin praktik, nisim të ëndërrojmë dhe planifikojmë se ku do t’i kalojmë pushimet. Ndoshta një udhëtim që për çfarëdo arsye na mungoi gjatë festave të fundvitit?! Pse jo?!
Pyetja e radhës pasi kemi vendosur të udhëtojmë është “ku mund të shkojmë për Pashkët 2016″ dhe rezulton të jetë një pyetje e shumëfishtë: Pashkë në vende të nxehta, Pashkë në Europë, Pashë shumë larg, Pashkë në Itali.
Vëreni këshillat tona! Ndoshta iu hyjnë në punë. Gati?
Pashkët në vende të nxehta. Ku?
Capetown është vendi më i kërkuar në 2016 për Pashkë që do të mbahen mend për gjatë në kujtesën tuaj. Sepse: sepse ia vlen të shijosh Karnavalet në Capetown, prej 12 marsit, e më pas të marrësh teleferikun me shina”The Table Mountain Cable Car” për të rrëshkitur nga mali në det me një peizazh absurd.
Pashkët në Itali? Ku?
Puglia ka ferma të mrekullueshme. Në listën e agroturizmit puliez, gjeni vende që s’duhen humbur.Fshatra të vjetër që nuk i keni shijuar kurrë sa do kishit dashur: si përshembull “Civita di Bagnoregio”.
Romantikë të përjetshëm të një vere që vonon të mbërrijë? Fluturoni në Pantelleria: ju presin erërat pranverore.
Pashkët në SHBA? Ku?
Alternativë e dyfishtë: aventurë e dyfishtë. Mezi prisni të fluturoni për në Manhattan, të pushoni në Brooklyn e të zbuloni energjinë e Queens? Ja udhëtimi për në New York City: largim perfekt pranveror me plus disa ditë bonus për të festuar Pashkët. Apo jeni për diellin e nxehtë që bie mbi koktejlet e frymëzuar nga Kuba? Mirësevini në Mi-a-mi: art, plazh, ushqim.
Ku të shkosh për Pashkët 2016 dhe pse?
Ranverë në Japoni = poezia në lëvizje. Nëse prenotoni një udhëtim në Nara do të shijoni spektaklin e një prej festivaleve budistë më antik të planetit që mbahet në strukturën antike të Todai-ji. Përveç Narës, duhet të vizitoni patjetër Kyoton, e pastaj degustim ultra-gourme në Osaka. Kujdes sepse për ata që udhëtojnë më vonë Pashkëve , mund të shijoni festivalin e shpërthimit të luleve të qershisë.
Ku mund të shkohet për Pashkët 2016 në një vend të nxehtë shumë larg?
Çfarë ju thotë Cartagena e Indias? Nëse s’keni qenë ndonjëherë, nuk duhet ta humbisni! Është kërthiza e re e botës jugamerikane. Për të kuptuar se si po ndryshon Kolumbia ju “mjafton” të uleni në karriget e Festivalit të Filmit të Cartagena (nga 2 në 7 mars) dhe të zbuloni se sa është në gjendje t’ju trondisë shpirti i heshtur i Amerikës së Jugut.
Ku mund të shkosh për Pashkë për të bërë ski?
Për ata që nuk kanë frikë nga i ftohti, mund të veshin rrobat e duhura për këtë sport, të marrin paisjet e duhura dhe nisuni: drejtimi për Nuuk, vend i Groenlandës i cili mirëpret Lojërat e Dimrit Arktik 2016: 15 disiplina të ndryshme, nga 6 më11 mars, mes flokëve të dëborës dhe akullit, vendi ka nisur të jetë një destinacion i rëndësishëm turistik.
Ku mund të shkohet për Pashkë në Europë?
Pashkët në Siviglia janë kuisentenca e udhëtimit të shenjtë e mesdhetar. Nga 20 më 27 mars në Siviglia mbahet një prej procesioneve më intensive të Kontinentit të Vjetër: Java e Shenjtë është sigurisht festa fetare më imponuese e Andaluzisë. Gati për të njohur Siviglian?
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours