Nuk besoj se ju çiftet e dashuruara prisni vetëm ditën e Shën Valentinit për të festuar dashurinë mes tuaj!
Nëse gjatë vitit darkat romantike nuk kanë munguar, kinemaja, teatri, kafetë, qnëdrimet përpara televizorit deri natën vonë, ne ju propozojmë një Shën Valentin ndryshe. Festa jonë do të jetë kulturore. Një udhëtim për të njohur Zyrihun me gjysmën tuaj tjetër.
Sot Zyrihu shfaqjet si një qytet që shkëlqen dhe gjallëron, i lehtë për t’u përshkuar dhe me të vërtetë shumë i pasur me atraksione turistike për turistët që dëshirojnë të shijojnë zemrën e vërtetë të Zvicrës pa lëvizur shumë; por Zurihu është trampoline edhe për lançimin e Konfederatës në Europë sepse me çka disponon është në gjendje të konkurojë me metropolet më të mëdha se ajo.
Ja c’mund të bëjë një çift I dashuruar në vigjilje dhe në ditën e Shën Valentinit në Zyrih:
Bahnhofstrasse: rruga e shopping
Sigurisht që një tur nëpër Zyrih duhet të nisë me Bahnhofstrasse, një lagjje e madhe që të dashuruarit e shopping e kanë pagëzuar si parajsën e tyre natyrore: mes butiqeve të markave më të njohura, arturina e dyqane të çdo lloji është rruga për t’u përshkuar për të prekur me dorë mirëqënien që Zvicra vazhdon të frymëmarrë pavarësisht krizës. Për të mbërritur në këtë rrugë mund ti referoheni tramit numër 6, 7, 11, 13 e 17 ose mund të përdorni autobusin N1, N6 e N13.
Kishat
Duke përshkuar lagjjen që prezantuam më sipër do të gjendeni vetëm pak hapa larg prej dy pikave nevralgjike të spiritualitetit. Nga njëra anë Fraumünster, një katedrale e mrekullueshme që është bërë e njohur nga vetratat e saj shumëngjyrëshe të realizuara nga Marc Chagall. Në afërsi ngrihet lart Grossmünster, i cili nuk është gjë tjetër veçse katedralja antike e Zyrihut, një ndërtesë hijerëndë e përbërë nga dy kulla anësore në krye me kupola me një stil të qartë barok. Për të mbërritur këtu këshillohet të merret trami me numër 14 ose 15.
Muzeu Kunsthaus
Duke vazhduar të flasim për tisin kulturor të Zyrihut, s’mund të mos përmendim Kunsthaus, muzeun e artit antik, moderrn dhe kontemporan që daton në vitet e para të Nëntëqindës. Është projektuar nga arkitekti Karl Moser . Në brendësi të Kunsthaus është e mundur të gjeshë rrënoja mesjetare ashtu si edhe vepra rë artit moderrn; mes tyre do të gjeni veprat e Picasso, Van Gogh, Munch e Matisse! Zona Heimplatz (ku gjendet muzeu) mbërrihet me autobus 31, 33 e 34, por edhe me tram 3, 5, 8 e 9.
Muzeu Beyer
Por sistemi i muzeumeve nuk ndalon me Kunsthaus, është një pikë referimi për kulturën e Zyrihut. Beyer është një muze me përmasa të vogla, që përqëndrohet në një front pak të diskutuar por shumë intrigant: matjen e kohës. Dhe në këtë mënyrë dhomat e tij tregojnë matjen e kohës si në terma historike, si në mënyrën praktike!
Liqeni i Zyrihut
Po nëqoftëse keni nevojë për një pushim nga gjithë kjo kulturë që po përthithni? Liqeni i Zyrihut është vendi ideal ku mund të shlodheni. Mund të bëni një shëtitje me traget, liqeni do t’ju japë mundësinë të shijoni bukuritë e Zyrihut nga një perspektivë tjetër, të pazakonshme, të paharrueshme.
Qyteti i Vjetër (Altstadt)
Padyshim: qyteti i Vjetër që autoktonët e njohin si Altstadt është një nga vendet më të mahnitshme të Zyrihut. Këtu gjenden rrugët me gurë, shtëpitë e ulta, artizanati dhe restorante të shkëlqyera ku mund të degustosh ushqime të traditës vendase.
Kopshti Zoologjik i Zyrihut
Deri më sot nuk gjend dot një njeri që e ka vizituar Kopshtin Zoologjik të Zyrihut dhe ka dalë prej andej me ndonjë kritikë; sepse ky kopësht zoologjk është një oaz natyror në qytet që mes hapësirave të mëdha të gjelbërta dhe shumë kafshëve do t’ju dhurojë një ndjesi qetësie.
Mali Uetliberg
Pas liqenit të Zyrihut, mali që ngrihet pas shpatullave të tij , është si një bekim për tu future në zemër të natyrës së vendit. Po flasim për Uetliberg, mbuluar nga pemët.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours