Janë Karnavalet më sugjestionuese në botë. Janë duke mbërritur dhe pritet të kenë në gjirin e tyre jo vetëm vendasit, por mijëra turistë nga e gjithë bota, të cilët do të mbushin rrugët dhe sheshet e Venedikut . Çdo vit qyteti transformohet dhe përafërsisht tre javë ka festë, spektakle, sfilata me maska dhe organizime në ajër të pastër. Janë të shumta ngjarjet kulturore që zhvillohen në qendra kulturore me emër dhe pallate. Në axhendën festive nuk mungojnë argëtime për të vegjlit, mbrëmje kërcimi, degustim.
Një eksperiencë e paharrueshme për të gjitha shijet dhe grupmoshat në emër të zbavitjes dhe të të të ndjerit mirë.
Venecia është e magjishme për t’u vizituar çdo ditë të vitit, por në periudhën e Karnavaleve shkëlqen akoma më shumë, pasi gjithë populli i vendit pritës historikisht e ka ndjerë dhe e ka festuar këtë periudhë të vitit. Që pa dyshim është një nga takimet më të rëndësishme të qytetit lagunor dhe një nga Karnavalet më të rëndësishme të botës. Origjina e karnavaleve veneciane rrjedh nga traditat e Republikës Serenissima dhe ende sot, shumë rite që zhvillohen në qytet , kujtojnë traditat e lashta. Shumë prej tyre bazohen tek qëllimet e dobishme, të lidhura me shëndetin e njerëzve dhe në të mirë të biznesit. Nëse zgjidhni të vizitoni qytetin në periudhën e karnavaleve , organizohuni herët për udhëtimin, sepse qyteti mbipopullohet nga turistët anekënd botës.
Mes shumë aktiviteteve nuk mund të mungojë i famshmi “Udhëtimi i Ëngjëllit”, një rit që sheh të zbresë nga kambana e Shën Markos një vogëlushe e veshur në të bardha si një pëllumbeshë. Vetëm se vajza i përket botës së spektaklit, të këngës dhe kërcimit dhe ajo bëhet kumbara e edicionit të vitit të Karnavaleve. Ëngjëlli interpretohet nga Maria e vitit të kaluar, ose më mirë nga vajza që fitoi edicionin e vitit të kaluar. Ky ritual ndodh në ditët e para të festimeve dhe vjen si një skenografi përkujtim të fluturimit të ëngjëllit. Nëse dëshironi të merrni pjesë në këtë manifestim skenografik mund të zbrisni në sheshin Shën Marko. Maska tipike të Karnavaleve Veneciane: çfarë ngjyrash! “Fluturimi” ndodh vetëm në mëngjes, për këtë mund të vendosni që pasditen t’ia dedikoni zonave përreth sheshit Shën Marko, për të qenë afër spektaklit. Në shesh mund të humbisni mes turmës së maskuar, ku mund të vendosni të vizitoni Bazilikën e Shën Markos dhe Pallatin e Dukës, simbole të vërteta të qytetit venecian. Duke u drejtuar kah Kopshteve të Arsenalit mund të shikoni me adhurim Urën e Frymëmarrjeve, ku kaloi tranzit për t’u burgosur Giacomo Casanova, sëbashu me të burgosur të tjerë. Mund të vazhdoni festën me një pije në zonën fqinje të Barkave, që ndodhet pas sheshit Shën Marko. Nëse pëlqeni jetën e natës, mund t’u besoni aktiviteteve të shumta që zhvilohen në mbrëmje enkas për festën e Karnavaleve, një periudhë që qyteti ndizet në çdo cep. Festa gjallërohet më shumë në Fushën Shën Margarita, ku mund të shkohet më këmbë duke e konsideruar si një shëtitje të këndshme, ose mund të shkohet edhe me varkë. Fusha Shën Margarita zbukurohet për këtë rast me shtëpiza druri, kjoska që shërbejnë pije e zhvillohen koncerte live gati deri në agim. Të nesërmen e këtyre festimeve mund t’ia dedikoni vizitës në lagjjen hebraike, vend paqeje ku bashkëjetojnë kultura të ndryshme dhe ku arkitektura është shumë interesante. Lagjja e vjetër ndodhet disa hapa larg nga stacioni i trenit Shën Luçia, në zonën Canareggio. Mund të shëtisni nëpër rrugë, duke u hedhur edhe një sy dyqaneve të cilët shesin objekte të kulturës hebraike. Pasdite mund të vizitoni ndonjë muze në qytet. Mes shumë muzeve në Venecia meriton të vizitohet Guggenheim, kopshti i të cilit është plot me vepra arti, aty mund të shikoni edhe pamjen e mrekullueshme të lagunës. Muzeu ka një ekspozitë të qëndrueshme të artit bashkëkohor, dhe në mënyrë periodike propozon ekspozita për ata që pëlqejnë artin më moderrn. I vogël dhe i rehatshëm, ky muze mund t’iu rrëmbejë pak orë për ta vizituar. Në mbrëmje mund të shkoni në Urën Rialto, zonë ku ndodhen lokale të vendosura mbi urë dhe shumë vende ku mund të hashë shpejt, tavernat tipike veneciane ku pihet edhe verë shumë e mirë.Edhe zona e Rialtos është shumë e frekuentuar gjatë Karnavaleve dhe shepsh mbahen koncerte ku njerëzit e gdhijnë.
Venecia, ku mund të hashë
Venecia është një qytet shumë i pasur përsa i përket kulinarisë, por shumë vende janë posaçërisht për turistët. Jini shumë të vëmendshëm ku shkoni, pasi shumë lokale lënë shumë për të dëshiruar dhe çmimet janë shumë të kripura. Hyni në lokalet historike, tavernat, duke shoqëruar antipastat tradicionale me verë të mirë të bardhë. Për drekat dhe darkat përpiquni të shkoni në zonat e qendrës, duke zgjedhur restorante që kanë kuzhinë tradicionale dhe jo menunë klasike për turistët. Nëse dëshironi të hani një picë të mirë, mund të shkoni në Ishullin e S. Elena dhe të prenotoni një tavolinë në picerinë “La Vecia Gina”. Kjo piceri është një nga më të vjetrat e qytetit dhe shërben pica tradicionale të shkëqlyera me çmime të arsyeshme. Kujdes oraret! Venecia nuk është një qytet “I vonë”. Nëse dëshironi të darkoni jashtë, duhet të prenotoni përherë një tavolinë dhe sigurohuni që shërbimi zgjat deri në orën 21:00. Përsa i përket restoranteve tipike, mund të zgjidhni në rrugën Garibaldi, pranë Kopshteve të Arsenaleve. Këto lokale qëndrojnë përtej orarit të mbylljes. Nëse jeni me makinë, kini parasysh që parkimi kushton shumë dhe gjatë periudhës së Karnavaleve është shumë e vështirë të gjesh vende të lira. Mënyra më e mirë është të përdorni trenin, i cili lidh të gjitha qytetet e Italisë. Venecia është shumë e këndshme të shëtitet më këmbë ose në të kundërt transporti publik është i këshillueshëm zakonisht. Por përsa i përket periudhës së Karnavaleve, këshillohet të shëtitet më këmbë. Në këtë periudhë Venecia mbushet me maska, ngjyra dhe aroma, në këtë mënyrë, një shëtitje e bukur është mënyra më e mirë për të zbuluar një univers special. Kini parasysh që një rrugë me varkë është afërsisht 7 euro.
Venecia, ku mund të flihet
Duhet patjetër të prenotoni më parë nëse shkoni në periudhën e Karnavaleve. Në këtë periudhë në lagunë ka mijëra turistë nga e gjithë bota dhe shpesh dhomat e lira janë shumë pak. Për më tepër që, në Venecia çmimet e akomodimit janë të shtrenjta,por gjithsesi çmimi është në varësi të tipologjisë së asaj çfarë zgjedh. Ka shumë hotele nëpër qytet dhe seicili në mënyrën e tij është i këndshëm. Venecia është burim bukurie në çdo cep, në këtë mënyrë duhet të mendoni për një prenotim inteligjent duke harruar vendet rreth e rrotull sheshit Shën Marko. Zona e barkave (Zattere) është e shkelqyer edhe zona e stacionit të trenit.
KALENDARI I KARNAVALEVE NË VENECIA
23 JANAR
Festa Veneciane mbi ujë – Pjesa e parë
24 JANAR
Festa Veneciane mbi ujë- Pjesa e dytë
30 JANAR
Parada e Festës së Marisë në Sheshin Shën Marko
31 JANAR
Duke pritur ëngjëllin e Karnavaleve dhe Fluturimin e Ëngjëllit
7 SHKURT
Duke pritur Fluturimin e Shqiponjës
9 SHKURT
Dhënia e çmimit Maria të Karnavaleve dhe për mbyllje “Svolo del Leon”
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours