Që prej shekullit të 15, kjo festë i dedikohet të dashuruarëve, të cilët më 14 shkurt i shprehin dashurinë njëri-tjetrit me dhurata, kartolina urimi (shënime si “valentinsa“). Kjo festë i ndan çiftet që në krye të herës. Nga njëra anë shohim femrat, që e duan shumë këtë festë dhe që presin ta festojnë si në përralla; nga ana tjetër janë meshkujt, të cilët ndonjëherë ndjehen si të rënë në kurth nga kjo festë që u duket idiote dhe konsumeriste, por në fund pranojnë me kënaqësi përtej çdo lloj paragjykimi ta festojnë për të bërë të lumtur gruan e tyre. Nëse pranohet festa, duhen pranuar edhe rregullat, e problemi qëndron tek të kuptuarit se si do të kalohet kjo ditënatë për ta mrekulluar dashurinë. Rregulli i parë është që nuk ekzistojnë rregulla, dhe si rrjedhojë nuk ekziston një formulë që vlen përgjithmonë dhe për të gjithë, edhe pse femrat, kur bëhet fjalë për takime romantike si Shën Valentini, kthehen beftë në qënie njerëzore thjeshtësisht shumë të kuptueshme. Të kesh sukses nuk është kaq e vështirë përsa i përket festimeve të Shën Valentinit. Kryefjala është të mahnisësh. Femrat në përgjithësi i duan shumë surprizat dhe ku ka vend më perfekt për të të surpizuar se Dubai? Aktivitetet dhe skenarët për një Shën Valentin si në përrallë nuk mungojnë, si për ata që duan të mrekullojnë me ide plot fantazi dhe të paimagjinueshme, po ashtu edhe për ata që të mrekullosh do të thotë të mrekullosh me thjeshtësi.
Dubai është pa dyshim një nga destinacionet më të kërkuara të gadishullit arabik. Qoftë për sharmin e ndërthurjes së kontrastit mes lindejs dhe perëndimit, qoftë për luksin që vetëm një vend i tillë mund të të ofrojë.
Dubai është pa diskutim një qytet “i çuditshëm”. E lindur gati në mes të asgjëje në dunat e shkretëtirës me pamje nga Gjiri Persik, spikat si një nga destinacionet turistike më të kërkuara në botë. Ndërthurja mes antikes dhe modernes bëjnë që ky qytet të të ofrojë çdo lloj atraksioni si në nivelin natyror ashtu edhe komercial.
Mendoni pak darkën romantike të Shën Valentinit në stilin oriental!!!!
Ja si mund të kalohet ditënata e Shën Valentinit në Dubai!!!
Dita e bukurisë
Për ata që duan të shlodhen me të dashurën e tyre mund të zgjedhin të shkojnë në një nga shumë qendrat e bukurisë në qytet. Talise Spa është një nga qendrat termale më të mira. Mund të zgjidhet paketa Shën Valintini: 90 minuta masazh, plazh gjatë ditës dhe një drekë e shëndetshme për çiftin e përgatitur nga Shefi Gabriele Kurz..
Shëtitje
Për ju që keni vendosur të qëndroni pesë ditë në një nga qytetet më të bukura të Arabisë, Dubai mund t’I shfrytëzoni ato për të parë vende të magjishme jo shumë larg nga qyteti si për shembull ishullin Zaya Nurai ku mund të shëtitet përgjatë plazhit të paprekur duke ndjerë nën këmbë rërën e bardhë. Darka romantike mund të përzgjidhet; në dhomë apo në palzh. Një darkë e lehtë gourmet me shampanjë. Gjithashtu gjatë ditëve mund të vizitoni; Pallatin e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, i cili ndodhet në lagjjen më të vjetër në Dubai Al Bastakiya, Xhamia Jumeirah, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra tregtare “Mall of Emirates”, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale, Kompleksi Doëntoën Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, etj. Në darkë mund të shijohet me luks në Hotelin Burj Al Arab, Hoteli më luksoz në botë dhe i vetmi hotel me 7 yje.
Do të jetë e paharrueshme edhe udhëtimi drejt Dunave në shkretëtirë me fuoristradë. Do të keni kohë e mundësi të vizitoni edhe Abu Daibin.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours