Vademecum për pushime ekologjike
Ku të shkosh, me cfarë mjetesh transporti, ku të qëndrosh dhe cfarë të hashë nëqoftëse kërkohen pushime ekologjike.
Falë edhe informacioneve lehtësisht të arritshme përmes internetit, kujdesi ndaj mjedisit dhe natyrës sa vjen dhe rritet e bëhet më i përgjegjshëm. Një sjellje e tillë, bën që udhëtarët të synojnë ekoturizmin.
Le të shohim sëbashku se cilat janë gjërat me të vërtetë thelbësore për organizimin e pushimeve ekologjike.
ZGJEDHJA E DESTINACIONIT
Zgjidh zona që kanë parqe natyrore ose oaze të mbrojtur, në mënyrë që ti ljeosh vetes shëtitje të gjata në gjelbërim, ngjitje në mal, ekskursion me kal, me bicikletë apo edhe me kanoa.
MJETET E TRANSPORTIT
Në momentin që je duke përzgjedhur destinacionin, vlerëso mundësinë nëse udhëtohet me tren, në këtë mënyrë do të ulësh vlerat e CO2 në atmosferë. Në të kundërt, nëqoftëse makina është e pashmangshme si mjet transporti, mund të shfrytëzosh të gjitha shërbimet e mundshme të makinave me qira që ekzistojnë në zonën ku keni shkuar, mbi të gjitha do t’ju shërbejë për të kursyer para. Me të mbërritur në destinacion, syno për mjetet e transportit public ose lëviz me bicikletë. Pra, zgjidh mjetet e transportit me impact sa më të vogël mjedisor. Evito aktivitet sportive dhe ekskursionet që kërkojnë përdorimin e mjeteve motorike me karburant.
AKOMODIMI
Zgjidh vendqëndrime ku përdoren burimet e energjisë së rinovueshme, që kanë sisteme për kursimin e energjisë elektrike e burime hidrike, që kanë përshtatur një metod të mirë të mbledhjes së diferencuar të mbeturinave. Ka shumë struktura akomodimi për udhëtarët që administrohen me përgjegjësi dhe respect ndaj mjedisit. Pothuajse të gjitha strukturat agroturistike ofrojnë mëngjesin me produkte Bio të zonës, si marmalatë të realizuar me frutat e pemëve që kanë mbjellë vetë. Gjithashtu ofrohen kurse kuzhine në të cilët mund të mësosh se si të bësh bukën dhe ëmbëlsirat në mënyrë natyrale.
Nëqoftëse të pëlqen të shkosh në pishinë, zgjidh pishinat bio që, në vend të klorit dhe anti algave me origjinë kimike, përdorin kripë integrale për të dizinfektuar ujin dhe për të evituar formimin e algave.
Nëqoftëse merr me qira një apartament me kuzhinë, ki kujdes dhe bli produktet e stinës direct nga bujqit e zonës. Pakëso përdorimin e kondicionierit dhe pijet e konservuara.
USHQIMI
Prefero agroturizmin ose vende kun ë menunë e tyre përfshijnë ushqimin biologjik. Gjithashtu po shtohen edhe restorantet vegan-friendly. Ekziston një guidë ‘Michelin’ tërësisht e dedikuar për përzgjedhjen rigoroze të agroturizmit, restoranteve, pasticerive dhe b&b që kanë vendosur të orientohen drjet një kuzhine më të qëndrueshme dhe cruelty-free.
ZAKONE TË MIRA
Gjatë pushimeve ekologjike përpiqu të ulësh sasinë e mbeturinave. Përshembull, mund të përdorësh një calik për ujin në vend të shisheve plastike. Nëqoftëse je në kamping, merr me vete enë që mund të lahen dhe të ripërdoren, në këtë mënyrë mund të evitosh piata dhe gota plastike që i përdor dhe hedh.
Zgjidh kremra bio pa përbërës kimik, jo vetëm sepse janë natyral, që nuk irritojnë lëkurën tonë, por sepse të gjitha kremrat tregëtarë, për shkak të përbërësve të tyre kimikë, rrezikojnë të shkatërrojnë seriozisht ekosistemin detar.
Përdor produkte bio dhe natyor kundër mushkonjave, si vaj esencial të barbarozës .
Ju urojmë pushime ekonomike të mbara!
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours