Shqipëria, plazhe dhe histori, gjithcka për t’u zbuluar
“Ende i paprekur nga turizmi në masë, vendi ka pamje të një bukurie të rrallë dhe një det të virgjër.”- kështu shkruan portali Italian Tg.com për Shqipërinë në pikun e sezonit turistik veror.
Referuar artikullit të Tg.com, Shqipëria si zbulimi i fundit i Europës është një vend fantastik që ka ende shumë për t’u zbuluar: plazhe të mahnitshme, natyrë ende të paprekur dhe shpesh të egër, dëshmi historike të mahnitshme që përmbledhin gjithë historinë e kontinentit tonë.
Tg.com citon se Shqipëria, që romakët e thërrisnin Iliri, është një vend i gjithi për t’u zbuluar, i drejtuar kah moderrnitetit dhe në të njëjtën kohë i ankoruar në të kaluarën e tij shumëdimensionale. Ikonat me ar të manastireve byzantine që shkëlqejnë bashkëjetojnë paqësisht me minaretë e xhamive dhe kujtimetgreke të Butrintit dhe Apollonisë. Nga Berati, trashëgimi kulturore, në Durrës, duke kaluar nëpër rrugën mes Sarandës dhe Gjirokastrës. Më pas zbulohet “sekreti i fundit I Europës”, ose më mirë brigjet shkëmborë, që nuk kanë aspak c’ti miklojnë vendeve të tjera të Mesdheut.
Portali Italian krahason plazhet e Shqipërisë me ato të karaibeve –Jo vetëm kultura: plazhe dhe brigje shkëmborë ende të paprekurnga turizmi i masës dhe mrekullitë natyrore si burimi i “Syrit të Kaltër”. Për më tepër një kuzhinë që ndërthur mijëra shije të forta të kuzhinës ballkanike dhe turke dhe shijet më të rafinuara që janë ndikuar nga kuzhina italiane dhe ajo greke. Vendi kryesor turistik është Saranda, e cila është e përbërë nga një gji I gjerë me plazhe të bukur me zallë, mbi të cilët shfaqet qendra me bregdetin. Rreth 15 km prej Srandës ndodhet Kasamili, vërtet një “parajsë e humbur”, e rrethuar nga ishuj të vegjël që mund të arrihen me not (një prej tyre mund të arrihet edhe më këmbë duke ecur mbi ujë). Këtu mund të gjenden plazhe me ujë të kristaltë, rërë të artë dhe shtrati I detit që sa vjen e bëhet më I pjerrrët. Rruga nga Saranda për në Ksamil mund të bëhet me autobus të linjës.
Një vend i sigurt dhe i pasur e quan Shqipërinë Tg.com – Iliria antike është një destinacion ‘loë cost” me cmime të ulta që zbulon plazhe të mrekullueshëm dhe një trashëgimi kulturore sa të pasur, aq edhe të panjohur. Dhe sot është një vend i sigurt për të mirëpritur turistët, aq sa CartOrange e ka përfshirë në katalogun e saj “Të udhëtosh në kohë”, duke propozuar edhe një guidë që përfshin qytetet antike klasike dhe bizantine të Butrintit dhe Apollonisë, qytetin e Beratit I mbrojtur nga Unesko, Durrësin, Sarandën dhe Gjirokastrën.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours