Aktualisht shqiptarët mund të lëvizin pa viza në 43 vende të botës, kjo falë pasaportave biometrike të cilave iu cel drita jeshile në 2009, heqja e vizave me vendet e BE-së në dhjetor 2010 dhe marrëveshjeve të tjera mes shteteve.
Sipas listës zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, janë plot 43 vende ku shqiptarët mund të lëvizin pa nevojën e një vize afatshkurtër. Mes këtyre shteteve janë edhe ato të Bashkimit Europian, që kanë miratuar zonën Shengen.
Ndër 43 vendet janë gjithashtu dhe vende mjaft të njohura si destinacion turistik, por edhe vende për t’u eksploruar. San Marino dhe Monako janë dy shtete të vogla, por me një turizëm për t’u patur zili.
Shtetet ku mund të udhëtohet pa vizë afatshkurtër janë: Bosnja, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjeorgjia, Gjermania, Holanda, Hong Kongu, Hungaria, Islanda, Italia, Izraeli, Korea Jugore, Kroacia, Letonia, Lihtenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Makao, Malajzia, Mali i Zi, Malta, Maqedonia, Monako, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Çekia, Rumania, San Marino, Serbia, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia dhe Zvicra.
Ndërsa në Egjipt, Bjellorusi dhe Haiti viza afatshkurtër merret në kufi
Por në këtë drejtim qytetarët britanikë janë më të privilegjuar. Ata mund të lëvizin në 173 vende të botës pa vizë.
Indeksi i Kufizimeve Vjetore të Vizave të vitit 2013, “Henley&Partners”, bën renditjen e shteteve, qytetarët e të cilëve kanë akses më të madh në lëvizjen nëpër botë. Në rrethin e vendeve Evropiane Shqipëria renditet e treta nga fundi, ku shqiptarët mund të lëvizin pa viza në vetëm 88 shtete të botës. Sipas kësaj renditjeje, Shqipëria është më poshtë sesa Afrika e Jugut, nënshtetasit e së cilës mund të lëvizin lirshëm në 94 shtete. Rezultatet tregojnë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është çelësi kryesor i lëvizjes përtej kufijve të vendit tënd. Këta janë 10 shtetet, përveç Britanisë së Madhe e cila kryeson listën, qytetarët e të cilëve mund të lëvizin pa viza në më shumë se 170 shtete nga 219 që janë gjithësej. Danimarkë, Gjermani, Luksemburg, Belgjikë, Itali, Holandë, Kanada, Japoni, Norvegji, Zvicër.
Në fund të listës mbetet Afganistani dhe Iraku, qytetarët e të cilëve mund të lëvizin pa viza në vetëm 31 shtete (Iraku) dhe 28 shtete (Afganistani).
Përsa u përket shteteve evropiane, katër të fundit në listë janë: Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria, Bjellorusia dhe Moldavia.
PS: Mos u trembni për vizat!
Explorer Travel & Tours tashmë e ka shtuar këtë shërbim duek iu ardhur në ndihmë për të realizuar udhëtimet e ëndrrave tuaja.
Ne asistojmë në marrjen e vizave me cdo ambasadë për të gjitha destinacionet të cilat kërkojnë paisjen me vizë. Marrja e vizave kryhet nga Explorer Travel & Tours vetëm për dy ditë nga momenti i aplikimit.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours