Si mund të bësh gati valixhet kur nisesh për udhëtim me fëmijët
Njih më parë sa bagazhe të lejohen
Nëqoftëse do të udhëtosh me avion, mos bëj gati valixhet përpara se të mësosh sa është pasha e valixheve që mund të lejohet në avion. Lexo me kujdes rregullat. Gjërat e fëmijëve; ushqim fëmijësh dhe qumshti i gjirit lejohen zakonisht në avion në masa të caktuara sipas rregullores, dhe shumica e kompanive nuk lejojnë krevatë apo karriket që përdoren për fëmijët në makinë.
Gjërat me rëndësi
Të gjitha gjërat me rëndësi si dokumentet, pasaportat, biletat, dokumenti i rezervimit të hotelit, kafshët e pellushit pa të cilat fëmijët tuaj nuk do të rrinin dot, etj, do ishte mirë të paketoheshin në një vend të vogël dhe të vendoseshin në cantën e dorës, të cilën nuk duhet ta largoni asnjëherë nga sytë. Niseni paketimin me portofolin tuaj, celularin, karikuesin, recetat mjekësore, (për fëmijë dhe të rritur), iPod (me këngë të preferuara të familjes dhe karikuesin e tij)..
Vendosni se cfarë mund t’ju duhen gjatë rrugës
Gjatë udhëtimit me avion mund t’ju lind nevoja që të ushqeni fëmijët, të kërkojnë ujë, etj. Për këtë, është mirë që gjërat e nevojshme ti vendosni në një cantë shpine të cilën e mbani me vete:
Gjërat që mund t’ju duhen gjatë rrugës
Të mësosh fëmijët për të paketuar përpara se të niseni për udhëtim, nuk është se ua lehtëson punën, por është një process që i emocionon ata për të udhëtuar.
Ky process, lehtëson gjithashtu ankthin e largimit nga shtëpia, pavarësisht se sa do të zgjasë udhëtimi.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours