Simona Scacheri, gazetare italiane dhe prej një viti një blogere e suksesshme tregon për Explorertours, eksperiencën e saj mbi udhëtimet dhe blogun që drejton. Ajo është profesioniste, capkëne, tregon bukur, por mbi të gjitha do Ballkanin. Simona i ka premtuar vetes që të realizojë ëndrrën e saj për të vizituar Shqipërinë.
Explorertours: Ju jeni një blogere udhëtimesh. Cfarë do të thotë kjo? E konsideron si profesion?
Simona: Ejla, e adhuroj këtë pyetje! Pikërisht: cfarë do të thotë bloger udhëtimesh? Në të vërtetë një bloger është thjesht një person që ka ose që kujdeset për një blog. Nuk është e nevojshme të studiosh, të rrugëtosh mes provimeve ose gjërave të ngjajshme, mjafton të hapësh një blog. Aty ku flitet për udhëtime, bëhesh një travel blogger… Në praktikë, sot termi, përforcuar kuptimin dhe të sjellë në mendje profesioniste që udhëtojnë. Unë e konsideroj si një pasion të shkëlqyer që pa dyshim mund të bëhet edhe një profesion. Por vetëm për disa, jo për të gjithë, megjithatë e vështirë të jetosh vetëm me blogun
Explorertours: Ju jeni gazetare profesioniste. Si lindi pasioni për blogun (nëqoftëse ka qenë një pasion)?
Simona: Absolutisht ka të bëjë me një pasion të madh, por idenë e blogut ma dha një mikja ime shumë e mirë. Mike, e cila duke dëgjuar rrëfimin tim të cuditshëm të radhëstë një nga udhëtimeve të mia më thotë: “Po pse nuk i tregon këto eksperienca? Janë shumë argëtuese”. Kësaj shtoji që kur je gazetare (sic e di mirë edhe ti), jo gjithmonë ke lirinë maksimale të të shkruarit. Në blogun tim, përkundrazi, jam tërësisht e lirë të shkruaj c’të dua.
Explorertours: E keni lënë punën si gazetare për t’iu përkushtuar tërësisht blogut?
Simona: Jo në fakt, nuk e kam lënë punën për t’iu dedikuar blogut. Kam vendosur të jem në profesion të lirë dhe ti dedikohem karierës time në një kuptim më të gjerë dhe jo të punoj për një kompani të vetme… Por nuk i dedikohem vetëm blogut. (Sikur të ishte kështu!). Do të më pëlqente, por tani për tani vazhdoj të shkruaj për media të tjera ose për blogje të tjerë dhe të merrem me projekte të ndryshme në lidhje me komunikimin e klientit.
Explorertours: A ia vlen të lësh punë e përditshme për pasionin e një blogu? Ka përfitime materiale të menaxhosh një blog personal, në këtë rast një blog udhëtimesh?
Simona: Blogjet e udhëtimeve në Itali mund të jenë burim të ardhurash, por mbi të gjitha është një mënyrë për t’u njohur dhe për të punuar akoma më shumë. Të jetosh VETËM me të ardhurat e blogut është shumë e komplikuar dhe mbi të gjitha do të kthehej në një punë të thjeshtë dhe nuk do të ishte më një pasion. Mendoj që është më mirë të punosh me blogun (sigurisht) por të kesh edhe një punë ose punë të tjera në mënyrë që të të mos humbasë kurrë kontakti me pasionin që duhet për të kuruar një blog.
Explorertours: Ku konsiston praktikisht puna juaj si “Fringe in Travel”?
Simona: Do ishte bukur të thuhej vetëm shkruhet eh? Në fakt është shumë më komplekse. Nevojitet të studiohet targeti, të cilit duhet ti drejtohesh, fjalori që duhet përdorur dhe përmbajtja që duhet zhvilluar. Bëhen plane editorial dhe kërkohet të diversifikohen argumentet. Nevojitet të udhëtosh, po, por edhe të kesh ide e të shkruash në një mënyrë që të jetë e qartë dhe e këndshme për atë që e lexon. Dhe për të mos folur për mbrëmje të tëra që qëndron duke studiuar SEO ose “ SOCIAL o Ëordpress” ose platform të tjera. Por gjithcka mbetet shumë e bukur. Për ‘Fringe In Travel’ bëj këtë dhe gjithcka tjetër: edhe kontaktet tregtare i menaxhoj vetë, zhvilloj projekte komunikimi kur mi kërkojnë dhe gjithmonë shtrydh trurin për të gjetur ide zbavitëse për të rrëfyer. Edhe pse të shkruash mbetet gjëja më e bukur.
Explorertours: Studiuat përpara se të ndërtonit blogun? Ju ka ndihmuar kush? I keni patur që në krye të herës idetë e qarta apo rrodhën dalëngadalë?
Simona: Të qënit gazetare më ka ndihmuar shumë: punoja prej vitesh në fushën e komunikimit dhe e dija mirë si menaxhohet një faqje interneti, si shkruhet dhe cilat janë rregullat bazë. Përsa i përket grafikës nuk marr fare vesh dhe as nga programimi, pak nga pak mësohen ose i kërkohet ndihmë ndonjë profesionisti. E jo, idetë e qarta nuk i kisha fare! Kam kaluar dy muajt e parë e mbyllur në shtëpi duke studiuar dhe duke u përpjekur të kuptoja si të bëja “Fringe In Travel”… Por më pas gjithcka rrodhi nbatyrshëm.
Explorertours: Cili ka qenë udhëtimi juaj i parë si blogere? Ishte një udhëtim si gjithë të tjerët apo më me përgjegjësi, që do të thotë më shumë për punë se sa për kënaqësi?
Simona: Udhëtimi i parë i vërtetë ka qenë në vendet e Ballkanit “ Ballkani në rrugëtim”. Në këtë rast në të vërtetë u tregova e zonja. Blogu ish hapur prej pak kohësh dhe nuk doja “të punoja” në udhëtim, në këtë mënyrë gjithcka e jetova në liri të plotë duke marr vec pak shënime… Por shumë shpejt nisa të udhëtojë në fundjavë duke rrezikuar kështu herë – herë të punoja më shumë e të jetoja më pak! Por përgjatë udhëtimeve të mia më të rëndësishme përpiqem të mos e bëj.
Explorertours: Një vit prej hapjes së blogut, sa vende ke vizituar?
Simona: Ah, nuk e di fare. Prit pak… Slloveni, Bosnje, Serbi, Kroaci, Vietnam, Zvicër, Danimarkë, Hollandë, Birmani e tani Gjeorgjinë dhe Armeninë. Sa janë? 11. Me Austrinë bëhen 12. Pa lënë pas përmendur Italinë dhe malin që janë të preferuarat e mia! 😉
Explorertours: Cilat vende të kanë bërë më shumë përshtypje dhe pse?
Simona: E vështirë. Vërtet e vështirë. Por do thoja udhëtimi për në Birmani, sepse buzëqeshja e njerëzve dhe e fëmijëve më ka emocionuar dhe Sarajeva sepse është një vend që ka jetuar një tragjedi të madhe dhe indiferenca nuk është e mundur.
Explorertours: Në “ Fringe” një dritare i është dedikuar Ballkanit. Shqipëria bën pjesë në vendet e Ballkanit. Historia, vendet, kultura, cfarë keni dëgjuar në vendet ku lufta kujtohet ende e nxehtë?
Simona: Eh, jo. Shqipëria ishte dhe mbetet në ëndrrat e mia! Provova të shkoja këtë verë në gusht, porn ë fund nuk ia dola… Por ndërkohë kam studiuar për këtë venddhe shpresoj me zemërqë të vij sa më shpejt për trekking e për ta vizituar. Vendet e Ballkanit më kanë bërë shumë përshtypje. Ka shumë vende të bukura për të parë të vendosura në një kontekst të peizazheve shumë të bukur dhe thithet një atmosferë të qetë.
Sigurisht, të dëgjosh rrëfimet ose të shohësh c’ka mbetur nga lufta e Serbisë më ka goditur shumë, por nuk di ta shpjegoj. Janë disa ndjesi në jetë kaq të thella saqë preferoj t’i lë “të heshtura”. Por mendoj se është një udhëtim që gjithkush duhet ta bëjë. Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni! Por Shqipëria si udhëtim më vete sepse ka shumë për të parë.
Explorertours: Kush mund të jetë një bloger udhëtimesh? Mund ta bëjë edhe dikush që nuk ka mundësi ekonomike dhe financiare? Si mund t’ia dalësh të udhëtosh me pak para?
Simona: Kjo nvaret se cfarë kërkon të bësh. Mund të udhëtohet me pak para dhe mund të punohet nëpër botë. Mund të provohet edhe një biletë vetëm vajtje dhe të shihet si si do t’ia dalësh, por në fakt një bazë ekonomike fillestare dhe një anglishte e mirë, shërbejnë. Ose mund të kurseshë para pak nga pak për të realizuar ëndrrat… Por për mua një bloger udhëtimesh është një person që udhëtonte dhe udhëton shumë e vetëm më pas ka vendosur të rrëfejë eksperiencat e veta. Nëqoftëse nuk ke shumë eksperienca udhëtimi, më mirë të hapësh një blog të përgjithshëm, pa qenë nevoja ta fokusosh tek udhëtimet. E më pas me kesperiencë, nis e shkruan për udhëtimet. Nje bloger udhëtimesh duhet të ketë shumë eksperiencë në fushën e udhëtimeve, nëqoftëse jo, është e kotë të tregosh dicka mbi të cilën di pak.
Explorertours: C’do të thotë të udhëtosh? Pse bën mirë?
Simona: Për mua do të thotë t’i shohësh gjërat e botës në perspektivën e drejtë…dhe të kuptosh që nuk ekziston një perspektivë e vetme. Përkundrazi, janë miliarda. Të udhëtosh bën mirë sepse zbulon përherë e më shumë në cdo udhëtim që bën.
Explorer: Kujt i shërben një blog udhëtimesh?
Simona: Të gjithë atyre që duan të nisen, të gjithë atyre që duan të ëndërrojnë ose edhe vetëm atyre që duan të jenë të informuar përmes rrëfimeve të atij/asaj që vërtet ka jetuar një vend, thjesht për kulturë ose interes personal.
Explorertours: Me gjithë blogjet që gjenden në internet sot, si arrini të menaxhoni dhe kuroni një blog kaq të vizituar?
Simona: Eh, përpiqem cdo ditë, nuk është e thënë që do t’ia dal gjithmonë! Por sot thjesht përpiqem të shkruaj në mënyrë më spontane të mundshme. Pastaj i them vetes: që nesër nis e shkruaj cdo ditë për të rritur numrin e vizitave në blog, por tani për tani janë vetëm fjalë!
Explorertours: Keni menduar një datë skadence për këtë punë zbavitëse?
Simona: Pranoj që jo! Në fund të fundit gjërat rrjedhin në mënyrë spontane, të natyrshme dhe ndonjëherë të paparashikueshme… E kotë të mendosh shumë;)
Intervistoi: Explorertours
PS: Për kuriozët; mund të vizitoni: http://fringeintravel.com/
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours