Gadishulli i Salentos, i njohur si taka e Italisë, është një nga pjesët e bregdetit Italian me densitet më të lartë të plazheve në gjithë gadishullin italik. Brigjet e saj të ulta, në pjesën më të madhe janë të përbërë nga shkëmbinjë gëlqeror që u lënë hapësirën plazheve të butë me rërë të qartë, është profili i pjerrët i shtratit të detit që lejon një shumësi ngjyrash progressive të detit; nga gurëkali e lehtë në breg në blu kobalt më thellë , duke kaluar në të gjitha tonalitetet e ndërmjetme të të kaltrës; një spektakël i vërtetë për syrin dhe zemrën. Për më tepër mungesa e një rrjeti hidrografik të organizuar , për fenomenet e karstit, i bënë uijërat akoma më transparentë dhe shumë tërheqës për të kaluar të gjitha pushimet në det. Salento ofron dy brigje të ndara qartësisht nga njëri-tjetri; ai jonik dhe ai adriatik, por në këtë tur mund të eksplorohen limanet dhe plazhet e anës lindore, të zonës së Santa Maria di Leuca deri në brigjet në veri të Brindisit, në atë që quhet Salento adriatik.
Turi mund të nisë nga Santa Maria di Leuca, ekstremiteti mesdhetar i Salentos dhe Puglias, i karakterizuar nga një breg shkëmbor i lartë. Pamja që vërehet drejt verilindjes në drejtim të Otrantos është një prej më spektakolarëve të jugut të Italisë. 5 km nga leuca, pranë Gagliano del Capo, rruga bashkohet me një urë që ndodhet 40 m mbi një kanion të ngushtë; bëhet fjalë për Ciolo-n, një nga vendet më të magjishëm ku mund të bësh banjo dielli në Salento, mbi të gjitha nëse jeni të apasionuar për zhytje. Një tjetër liman i bukur ku shkëmbinjtë krijojnë një pamje të magjishme, me një breg të ngushtë, gjendet sapo kalon Marina-n e Novaglies; ndodhet i ashtuquajturi Kanali i Rio Corsanos, një breg i vogël i dashur shumë për vendasit. Parkimi gjendet duke devijuar në të djathtë , rreth 350 m pas kryqëzimit për në Corsano.
Rruga vijon drejt veriut për të arritur një metër të vetëm plazh, ndërsa shkëmbinjtë dhe deti i kristaltë të shoqërojnë për kilometra të tërë, duke përshkuar dhe kaluar zonën e Marinë Serra, Portin e Tricases derisa mbërrin në Castro. Një vend tjetër ku duhet të ndaloni është atu ku ndodhet shpella e Zinzulusas, një prej më të rëndësishmeve në gjithë Adriatikun, sëbashku me shpellën Romanelli, por kjo e fundit është e mbyllur për publikun. Zinzulusa ka marrë emrin nga karstet e ngurtësuara që varen në tavanin e shpellës, të quajtura zinzuli, që domethënë copëra në dialektin e zonës. Vizita në këtë vend të lejon të miklosh hyrjen e madhërishme, korridorin e mrekullive, të ashtuquajtur dhoma e nëndheshme ose Duomo dhe të shkosh në brendësi të shkëmbinjëve në 160 m. Pasi kalohet Castro, qyteti i radhës përfaqëoshet nga Santa Cesarea Terme, këtu përballemi me limanin e parë, tamam në jug të vendit ku shihet edhe plazhi. Limane të tjerë me plazhe karakteristikë i gjemë duke u ngjitur në Porto Badisco, ku deti ngjan me hyrjen e një gjiri. Ndodhet shumë afër me pikën më lindore të gadishullit Italian që arrihet pak më tej pranë Punta Palascia ku një far shenjon pikën pikën më të afërt të Puglias me brigjet shqiptare. Në vazhdim të drejtimit të Torre Serpe, shfaqjen limanet e fundit në të cilët janë ende shkëmbinjtë që dominojnë detin në ngjyrë gurkali. Në këtë zonë gjenden edhe gurorë të braktisur dhe jepet mundësia për t’u shkrepur ndonjë foto shkëmbinjëve me ngjyra.
Më në veri shfaqet Otranto, që mirëpret turistët në plazhin e parë të vërtetë, mu në mes të qytetit, pas përkshkrimit afërsisht të 50 kilometrave breg.
Plazhet në këtë zonë, hap pas hapi bëhen më të frekuentuara duke zbritur nga bregu, që përfaqëson një terren të crregullt si fillim, plot me shkëmbinjë e gjire në ngjyrë gurkali, më pas për të adresuar bregun e thellë të Torre Santo Stefano; pak më në very nis gjiri Baia dei Turchi, shtrirja e gjatë e plazhit e kufizuar nga pyjet me pisha dhe ngjyrën mesdhetare që përshkon zonën e Liqeneve të Alimini. Plazhi vazhdon në veri deri sa mbërrin në afërsi të Conca Specchiulla ku shfaqen sërish shkëmbinjë. Shumë mbresëlënës është plazhi I Frassanitos, në afërsi me Punta S. Giorgio, vende në të cilat mund të bësh plazhin vetëm në qetësi të plotë.
Përvec shkëmbinjëve të bardhë dhe të artë, të Torre S. Andrea të shtresëzuar në mënyrë elegante që të dhurojnë pamjet nga më të bukurat e Salentos e që vazhdojnë në mënyrë ideale në afërsi të Torre dell’Orso, janë shkëmbinjtë që iu bashkohet një pjesë me rërë.
Aty ndodhen plazhe më të vegjël. Në veri të Torre dell’orso, pranë la Madonna di Roca Vecchia, nodhet një gji shumë i bukur ku mes ujërave të mahnitshëm shfaqet shkatërrimtarja Shpella e Poezisë dhe më pas, më në veri ndodhen zonat San Foca dhe Torre Specchia Ruggeri. Përpara se të shkosh në zonën detare të Lecce, domethënë në zonën e San Cataldos, kalohet një tjetër zonë e egër, në të cilën hapet një breg, oasi i Cesine. San Cataldo është kthyer në një vend pushimi klasik për lecezës gjatë fundjavave, edhe pse plazhet janë të mbrojtura me rethim në breg për t’u kujdesur për rërën nga erozioni I dallgëve. Një plazh tjetër e gjemë më në very, në Frigole, por bregu ranor më i bukur i zonës është është bregu i Torricellës, ku gjendet plazhi i bardhë i madh I Torre Chianca, për të mos u ngatërruar me plazhin homonym të Porto Cesareo, por që shtrihet në Jon. Është I pari I një serie të gjatë plazhesh që shtrihen përvecse afër Torre Rinalda, shkojnë dei në portin e Casalabate. Në mënyrën më të shkëputur, plazhet vazhdojnë të shtrihen më tej në veri, sin ë Lindinuso, Torre San Genaro dhe në Campo di Mare. Nuk është larg nga zona portuale e Brindisit.
Vetëm në very të Brindisit, në Punta Penne shfaqen plazhet me efekt turistik; ku për tu shenjuar janë brigjet rreth Torre Testa, brigjet e Apani dhe zona e mbrojtur e Torre Guaceto, me plazhe të paprekura, të rrethuara nga një mjedis natyror i mrekullueshëm. Në këtë pikë, gjendemi në kufirin verior të këtij udhëtimi turistik dhe plazhet e fundit që shpërfaqen janë ato të Punta Penne Grossa, Lido di Specchiolla dhe gjiret në veri të Torre S. Sabina që bashkohen me të ashtuquajturën Costa Merlata dhe që përfundojnë në dyert e Marina di Ostuni. Këtu përfundon ky udhëtim turistik në brigjet e Adriatikut të Salentos.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours