E ke parasysh atë ndjesinë kur kthehesh nga larg, nga diku jashtë habitatit tënd , je kënaqur tepër dhe në mënyrë që të mos e harrosh, kërkon me patjetër të ndash atë eksperiencë me miqtë, familjen?
Në fakt, rrëfime të tokave të largëta ishin të zakonshme në storiografinë greke dhe latine, por origjina e këtyre rrëfimeve ishin prej tregtarëve dhe marinarëve, që shpesh “miksonin” historitë e tyre me lajme të pazakonta dhe pak realiste. Reportazhi i parë i vërtetë i udhëtimit është Milione, që Marco Polo rreth viteve 1300, përshkruan udhëtimin e tij të gjatë dhe qëndrimin në Kinë.
Këtë duam ne të nxisim tek ju; dëshirën për të udhëtuar dhe trashëguar ndjesitë e tokave të largëta.
Ne; Explorer Travel & Tour si agjenci udhëtimesh prej 2006-ës, me një eksperiencë në rritje në komunikim me klientët, pra me miqtë tanë që duan të eksplorojnë botën, duke dashur të zgjerojmë rrezen e miqësive, vendosëm të vinim me këtë blog “Exploring Tourism”.
Ne dëshirojmë që të krijojmë një rrjet interaktiv ku të ndajmë sëbashku eksperiencat e udhëtimit, shëtitjeve, ekskursioneve, piknikëve, të eksplorojmë sëbashku vende duke u organizuar dhe të frymëzohemi nga rrëfimet e këshillat e njëri-tjetrit.
Ky do të jetë blogu ynë, dritarja e përbashkët nga ku do të mund të shohim botën dhe të nisemi drejt saj.
“Ne të gjithë jemi udhëtarë në këtë botë të egër dhe më e mira që mund të përfitojmë nga udhëtimet tona, është të gjejmë një mik të ndershëm” –ka thënë Robert Couis Balfour Stevenson dhe ne duam të përcjellim këtë vlerë të udhëtimit.
Ne synojmë të ndajmë me ju vlerën e të qenit bashkë, të bërit gjëra bashkë, të udhëtojmë bashkë , të shfletojmë bashkë faqet e cdo udhëtimi…
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours