Raste për të mos u humbur, mjafton të zzgjedhësh mes patinazhit dhe darkës në Tamigi ose më Harry Potter. Dhe për të përfunduar duke bërë shopping.
Londra si qytet poliedrik, me një jetë intensive dhe frenetike, me monumente të jahstëzakonshme, mijëra teatro, muze dhe galeri arti është një nga destinacionet e preferuara të shumë njerëzve nga çdo cep i botës. Por festa e Krishtlindjes e bën këtë qytet akoma më magjik; rrugët, sheshet, shtëpitë dhe dyqanet përfshihen nga një atmosferë e shndritshme dhe e gëzuar që i jep Londrës një nur të ri . Ja gjashtë sugjerimet që ta ktheni Krishtlindjen tuaj në kryeqytetin britanik një moment të pasur me magji dhe emocione.
Patinazh në akull në “London Eye” – Pika më e lartë e Europës është një vend që s’duhet humbur pa u parë për çdokënd që dëshiron të miklojë dritat e Krishtlindjes që shkëlqejnë Londrën: por këtij peizazhi dhe spektakli, pse të mos ti shtosh edhe dy xhiro me gjithë shpejtësinë e mundshme në pistën e patinazhit të instaluar 135 metra nga terreni? “Eyeskate” është i hapur deri në 3 janar 2016, nga ora 10 deri në orën 21.
Krishtlndje në Hogwarts – Kush nuk e ka dashur mensën magjike të Hogwarts në filmin e Harry Potter, me tavolinat e mbushura me ushqime delikate dhe të paharrueshmin “tavanin kadife të zezë të gdhendur me yje”? Këtë vit vendi magjik do të mirëpresë darkën e Krishtlindjes të organizuar nga Warner Bros. Dhe kulmi i magjisë festive është që të rritur e të vegjël do të rijetojnë vendet më emblematike të filmit .
Mund të asistosh në komeditë tradicionale të Krishtlindnjes – Anglia është Atdheu i pantomimës, një përfaqësim tradicional teatral që bën bashkë këngë, kërcime dhe histori antike. Tipike e periudhës së Krishtlindjes dhe ideale për të festuar ardhjen e Vitit të Ri. Të asistosh në një ngjarje të tillë, është një rast për të mos u humbur për t’u zhytur në bukurinë e kulturës dhe artit anglez. Tek Hackney Empire mund të marrësh pjesë në spektaklin “Jack dhe fasulja magjike”, një nga komeditë më të bukura dhe më të famshme të të gjitha kohërave, perfekte edhe për më të vegjlit, e cila jepet deri në 3 janar 2016.
Darka e Krishtlindjes në Tamigi – Pse të mos i kurorëzosh pushimet e Krishtlindjes me një darkë luksi? Për ti bërë homazh kryeqytetit të mrekullueshëm, mund të zgjedhësh për të provuar menutë e shijshme dhe pijet e rafinuara duke lundruar në ujërat e Tamigit, për një kroçierë të vogël prej tre orësh e një çerek deri në Greenwich dhe të kthehesh.
Dizainet më të mira angleze – Dekorime për shtëpi, dhurata të këndshme për të rritur e fëmijë, arturina e deri tek ëmbëlsirat dhe pijet e shtrenjta: gjithçka karakterizohet nga dizaini shumëngjyrësh anglez, me qëllim për t’i dhënë një tis origjinal më shumë dhuratave të Krishtlindjeve të këtij viti. Në “Conrad Shops” mund të realizohen dëshirat e gjithë familjes.
Shopping si VIPat në Westfield – Westfield në Londër e Stanford janë të famshëm për të qenit qendrat më të mëdha tregtare në Europë: shumë dyqane dhe restorante për çdo shije, të dekoruar me drita shumëngjyrëshe dhe aksesorë të tjerë festivë, një parajsë e vërtetë për të dashuruarit pas shopping. Në të njëjtën kohë ideal për të rrëmuar për dhuratat e Krishtlindjes.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours