Ja 10 qytetet më me ngjyra në botë
Disa qytete na magjepsin me historinë dhe monumentet e tyre, të tjera me jetën e natës, por në te tjera raste na mjafton hedhja e një vështrimi drejt mijëra ngjyrave me të cilat janë lyer këto qytete dhe mbetemi të mahnitur. Sot Ëimdu, platform më e madhe europiane për kërkimin e apartamenteve me qira, na dërgon për të zbuluar 10 qytetet mrekullisht të ngjyrosura.
Nuk ka rëndësi nëse vendsoni ti vizitoni këto qytete për festat e fundvitit a të bëni një calendar të shtrirë në kohë për t’ë kaluar pushimet verore a një tur kulturor. E rëndësishme është ti vizitoni një herë në jetë. Megjithatë sic do qytet tjetër në botë, shkëlqimin që të japin Krishtlindja dhe Viti i Ri, nuk ta jep asnjë periudhë tjetër e vitit.
Vendosni sa nuk jeni vonë!
Gati valixhet?!
BURANO, ITALI
Nisim listën e qyteteve me ngjyra me një ishull. Bëhet fjalë për Buranon që gjendet në Venezia, shtëpitë e të cilit janë një spektakël shumëngjyrësh. Shtëpia e Bepi është një nga më të njohurat, me figurat e saj gjometrike në ngjyra të ndryshme mbi dyert persiane.
VERNAZZA, ITALIA
Ndoshta është më e famshmja mes “Cinque Terre”, sigurisht një vend spektakolar që mirëpret çdo vit mijëra turistë nga çdo anë e vendit. Sipas traditës më të mirë liguriane, fasadat e shtëpive të saj janë me ngjyra të ndryshme.
JÚZCAR, SPANJA
Ky vend i vogël bregdetar në jug të Spanjës është një rast absolutisht i veçantë. Në fakt është tërësisht i lyer me blu në momentin që është zgjedhur si vend xhirimesh për filmat Puffi në 2011. Banorët, duke parë që zgjedhja e ngjyrës tërhiqte turistët, vendosën të mbanin përherë ngjyrën karakteristike blu.
MENTONE, FRANCË
Qytet me pamje nga Deti Ligure, praktikisht në kufi me Italinë, Mentone është pakëzuar në të kaluarën “Perla e Francës”. Shtëpitë e tij ofrojnë një spektakël shumëngjyrësh në nuance të ndryshme të pastelit.
BRESLAVIA, POLONI
Një nga qytetet më kryesore të Polonisë, është edhe e famshme mes turistëve për ngjyrat që animojnë fasadat e pallataeve të tij dhe të çative. Veçanërisht goditëse është sheshi antik i pazarit, që edhe sot është një nga më të mëdhenjtë e Europës.
COPENHAGEN, DANIMARKË
Nyhavn historic ofron një skenografi unike falë fasadave shumëngjyrëshe të shtëpive që janë ngjitur me njëra-tjterën.
GUANAJUATO, MEKSIKË
Ky qytet meksikan i ofron vizitorëve të tij një qendër historike me ngjyra të ndryshme. I ndërtuar në një luginë ka qenë destinacioni i një prej vizitave të Papa Benedetto XVI në 2012, duke afruar mijëra vizitorë.
MAJEMI, SHBA
Nëse flasim për ngjyra jo domosdoshmërisht duhet të mendojmë për ato të ndërtesave, por në disa raste edhe për dritat që i ndriçojnë ato. Majemi me fasadat me ngjyra prej neonëve na bën të jetojmë edhe sot estetikën e viteve ’80 të Majemi Vice.
CURAÇAO, CARAIBE
Kryeqyteti i Curaçao, Willemstad, është një qytezë e animuar multikulturore me arkitekturë tipikisht kolonialiste hollandeze. Fasadat me ngjyra të shtëpive reflektojnë gjallërinë e klimës që trasmeton.
CHEFCHAOUEN, MAROK
Në këtë rast gjendemi në Marokun verior ku është e mundur të gjendet ky vend simpatik, në të cilin muret e pjesës më të madhe të banesave janë të lyera me blu.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours