*Lista dhe Përshkrimi i vendeve nën këndvështrimin e një amerikani
Nuk e keni bërë ende axhendën e udhëtimeve për 2016-ën? Kur qëndroni përpara kompjuterit apasionoheni shpesh nga fotot e vendeve ekzotike me jahte, palma dhe det të kristaltë? Apo kuriozoheni nëpër fotot e kryqendrave historike? Sa keni mundur ta eksploroni Shqipërinë? Kjo e fundit është më e lehtë dhe më pak e kushtueshme dhe kur e sheh në foto, të apasionon po njësoj.
Nëse nuk e keni bërë ende axhendën e udhëtimeve për 2016-ën, sigurisht brenda buxhetit tuaj familjar, ne do t’ju japim disa këshilla me vende që janë listuar nga ëebi Boston Globe, amerikan. Ky ëeb mes vendeve ekzotike rendit edhe qytetin gati 2000 vjeçar shqiptar që mbrohet nga UNESCO, Beratin. Në vend të parë për t’u vizituar është Kuba.
CIENFUEGOS, KUBA
I cilësuar si ishull komunist, pasi u hapën dyert në fund të 2014-ës, amerikanët u dyndën duke e këshilluar si një destinacion që nuk duhet humbur. Parashkohet që ky ishull do të jetë më frenetik në 2016-ën. Havana është qendra e këtij vendi, duke u pasuar nga qyteti historik i Trinidad. Por Cienfuegos duhet të jetë në vendet e para të listës tuaj për t’u parë në 2016-ën.
OCEAN PARK, MAINE
Ocean Park teknikisht është një komunitet i papërfshirë në qytetin Old Orchard Beach. Duket tërësisht ndryshe nga c’e rrethon. Është themeluar në 1881 si një bashkësi fetare, dhe ende ndjehet si një komunitet i vogël. Aktiviteti është i përqëndruar rreth kishës së qytetit, që quhet Tempulli (miqtë hebre). Është vend miqësor dhe ka një plazh shumë të bukur. Koha më e mirë për të shkuar: Korriku, më 4 korrrik mbahet parade e famshme.
SAINT-FRANCOIS, GUADALUPE
Nuk ka hotele luksoze. Është vend për njerëzit që duan të qëndrojnë rehat në shoqëri të mirë.
MILWAUKEE, WIS.
Ky qytet krenohet me eventet e tij. Ai mirëpret festivalin më të madh të muzikës në botë, 11 ditë ku mblidhen gjithë monstrat. Festivali quhet “Summerfest” Në këtë qytet mbahet edhe festivali gjerman i Amerikës Veriore. Milwaukee është krenare për festat qytetare dhe njihet si Qyteti i Festivaleve. Muzeumi i artit është edhe ai në vetvete një vepër arti (i dizenjuar nga Santiago Calatrava) dhe është si shtëpi për një nga koleksionet më të mëdha të Georgia O’Keeffe. Arsyeja e vërtetë për ta vizituar? Bëni një shëtitje dhe kaloni pak kohë cilësore me Bronze Fonz – një statujë që të kujton se Milwaukee ishte vendi për “Ditë të lumtura,” Koha më e mirë për t’u vizituar? Qershori dhe korriku.
BERGEN, NORVEGJI
Është një qytet i vogël shumë frymëzues me 265,000 banorë . Për ata që dashurojnë ushqimin, do të gjejnë një kuzhinë inovative. Ka një sharm dhe bukuri natyrale ky qytet. Është mirë të vizitohet në korrik.
ANGKOR, KAMBOXHIA
Të udhëtosh në të shkuarën për 10 shekuj për të parë rrënojat e Mbretërisë Khmer nuk është e lehtë. 250 milje të Parkut Arkeologjik Angkor nuk vizitohen për një ditë të vetme. Qytetet antike nisin nga 500 milje katrorë, që janë zgjeruar dhe ndryshuar nga shekulli 9 deri në 15.Tempulli i Angkor Ëat dhe Angkor Thom , Bayon Temple mbrohen nga UNESCO. Dhjetori dhe janari janë periudha të mira për t’ë vizituar këtë vend.
SAVANNAH, GA.
Sharmi i këtij qyteti ndjehet kudo. Është ideal për një fundjavë pë rata që duan të largohen nga rutina dhe njëkohësisht pë rata që dashurojnë historinë. Pas shëtitjes nëpër rrugët e qytetit turistik të mbushura me arkitekturën Antebellum, mund të vizitoni varrezat Bonaventure, e më pas muzeun e artit Në këtë qytet kultura dhe kokteilet shërbejnë për një palë pushime të balancuara në mënyrë perfekte. Tetori është muaji më i m irë për ta vizituar këtë vend.
CABO SAN LUKIAS, MEKSIKË
Këshillohet të vizitohet në shkurt. Pasi u godit nga stuhia Odile në Shtator 2014,pjesa më e madhe e rajonit Los Cabos u la pa ujë e hotelet dhe rezortet turistike në këtë mënyrë e kishin të pamundur të mirëprisnin vizitorë. Por së fundi ka nisur të rindërtohet për të ngjallur rajonin turistik në pjesën jugore të gadishullit Baja të Meksikës. Zona tradicionale po rinisë të jetojë nga ana turistike.
BERATI
Berati antik shihet nga sytë e një amerikani si një qytet jo shik dhe luksoz. Ky qytet, sipas Boston Globe nuk është për personat delikat, apo për ata të cilët nuk kanë eksperiencë udhëtimi. Nëse heziton të shkosh vetëm, citohet në artikull, kontakto një agjenci udhëtimesh. Pas izolimit të gjatë komunist, thuhet në artikull, Shqipëria tashmë është e hapur për turistët. Shqipëria kritikohet ende në këtë artikull përsa i përket infrastrukturës. “Rrugët janë në gjendje të tmerrshme, transporti public në më të mirën e tij është i çregullt, dhe interneti nuk është i besueshëm. Pikërisht për këto arsye kryesisht, Shqipëria , është një vend i pazbuluar, por plazhet e Shqipërisë janë të mrekullueshëm. Përiudha më e mirë për t’u vizituar, shtatori.”-thuhet në artikull.
NUUK, GREENLAND
Të përdorësh fjalën “e nxehtë” për ët përshkruar gjithçka në Greenland është zgjuarsi, por pasi kanë vizituar Islandën, turistët janë gati të vizitojnë Greenland, ku numri i turistëve e tejkalon numrin e popullsisë së vendit të mbuluar me akull. Stina e shkurtër e verës është periudha e duhur për të shijuar bukuritë e natyrës së këtij vendi. Si rezultat i ndryshimit të klimës, prodhimet e vendit rriten lehtësisht.Periudha më e mirë për t’u vizituar? Korriku.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours