Tokë e ngrirë, vila intime, natyrë e paprekur, kultura, design dhe atmosferë krishtlindjesh autentike:Suedia të ofron gjithë këtë, përveç qyteteve të rafinuara, të shërben edhe me një kuzhinë madhështore. Pse të mos mendojmë për një Krishtlindje nga këto anë?
Krishtlindje në Suedi
Suedia ka hyrë në klimën e krishtlindjve që në 29 nëntor. Në këtë periudhë sheh lokalet e arreduar për festa, shijohen biskotat tradicionale me shije kanelle dhe xhenxhefil, pihet vera e nxehtë me erëza të ndryshme glögg, që është një tip i verës brulé,. Nëpër hyrjet e shtëpive duken shandanët tipkë të Vigjiljes së Krishtlindjeve dhe dritat në formë yjesh nëpër dritare (që presupozohet të ndriçojnë “errësirën dimërore”), sëbashku me tregjet klasikë, krijojnë një atmosferë krishtlindjesh magjike. Në këtë mënyrë, Krishtlindjet mund të jenë vërtet siç i ke ëndëruar përherë. Psë të mos përfitoni nga një udhëtim i tillë?
Një destinacion mbi të tjerët? Göteborg
Ok, Stokholmi është shumë i bukur, por kurdoherë Göteborg, qyteti i dytë më i madh i Suedisë, shfaq tek udhëtarët një bukuri, madje superiore ndaj kryeqytetit frenetik. Sigurisht që nuk ka dimensionet e një metropoli (numëron pak më shumë se 500 mijë banorë) por ky është një qytet me kontraste të mrekullueshme; me muze të rafinuar, peizazhe industriale, parqe të këndshme, designer të guximshëm dhe restorante bashkëkohorë. Shumë nga idetë inovative të vendit lindin këtu dhe duke shëtitur nëpër rrugët e këtij porti kozmopolit, nuk do të jetë e vështirë për ta besuar. Pallate të mrekullueshëm afrohen mbi rrugët që goditen nga tramvajt shurdhues dhe ka përherë ekspozita ose instalacione interesante të ndonjë artisti bashkëkohor për t’u vizituar. Të apasionon tema? Atëherë zgjidh lagjjen në perëndim të portit si Vasastan, Haga e Linné, që janë vërtet një fuqi e madhe krijuese. Këtu një numër i madh stilistësh realizon veshjet me copa ekologjike, intelektualët shkëmbejnë ide duke pirë kafe të cilësisë së lartë dhe artisët e rrugës gjallërojnë fasadat e ndërtesave të braktisura. Duke shëtitur përgjatë bregdetit mund të vizitosh anijet, akuariume dhe muze detarë nga më interesantët e Europës. Nëse interesohesh për shopping, ec përgjatë rrugës Östra Hamngatan. Bëhet fjalë për një rrugë të gjatë të mbushur me një numër të madh dyqanesh që vazhdon në jug-lindje, përshkon një nga pak nyjet qindravjeçarë të mbërritur në ditët tona, Kungsparken (Parku i Mbretit) dhe vazhdon deri në rrugën që njerëzit e zonës e quajnë Avenyn, ku mbizotërojnë butikë dhe bare ekskluzive (analog me Champs Élysées).
Krishtlindjet dhe spektakli i dritave
Në periudhën e Krishtlindjeve Göteborg ndriçon me një shkëndijë të re falë spektaklit të instalacioneve shndrtiëse me frymëzim si bashkëkohor dhe tradicional. Dritat e Krishtlindjeve që shkëlqejnë përshkojnë Luna Parkun e madh Liseberg, Götaplatsen dhe rrugën Avenyn, për të mbërritur deri tek porti. Rruga e dritave zbukurohet me 3,5 km efekte ndriçues. Tema e këtij viti do të jetë “Pasioni”: arkitektët e qytetit kanë krijuar një atmosferë duke kombinuar ndriçimet moderrne dhe inovative të krishtlindjeve me të tjera më tradicionale. Pjesa e parë e rrugës është inaguaruar prej pak ditësh, dhe 4 dhjetori që po troket do të jetë radha e inagurimnit të pjesës së mbetur (dritat e krishtlindjeve do të qëndrojnë të ndezura deri në 10 janar 2016): një spektakël që ia vlen të shihet.
Liseberg dhe tregjet
Liseberg është mbi të gjitha parku më i madh i argëtimit në të gjithë Skandinavinë. Ka shumë vende turistike të ndryshme nga njëra-tjetra, mes të cilave pistat e skive, Kanonen mbi të cilat mund të gjendesh i katapultuar nga 0 në 75 km/h në më pak se dy sekonda, AtmosFear, kështjella e rënies së lirë më e larta në Europë (plot 116 metra) dhe malet e reja ruse Helix, që do të të lejojnë që të eksperimentosh mungesën e gravitetit dhe të përmbushësh shëtitjen e vdekjes për plot shtatë herë. Në periudhën e krishtlindjeve në fakt, Liseberg mirëpret tregun më të madh e spektakolar të Suedisë, të ndriçuar nga më shumë se pesë milionë drita. Në Liseberg mund të kuriozosh nëpër më shumë se 80 stendat që ofrojnë objekte krishtlindjesh, qirinj, specialitete gastronomike (nuk duhen humbur ëmbëlsirat me xhenxhefil) dhe një treg designi. Këtu edhe mund të patinosh në akull ose të ndjehesh pak Babagjysh i Vitit të Ri gjatë një shëtitjeje me slitë. Liseberg është i arritshëm edhe me anije mbi lum që përshkuan qendrën. Göteborg ka edhe tregje të tjerë dedikuar krishtlindjeve, sigurisht më të vegjël por sugjestionues. Ndonjë të dhënë? Shko në Hagë, lagjja piktoreske e krijuesëve, më antikja e qytetit: këtu ndodhet një treg tradicional. Atmosfera është magjike! Në ndërtesën më të vjetër të Göteborg, Kronhuset, do të gjesh një Pazar tradicional me kostume të epokës dhe objekte artizanale të të gjitha llojeve. Nëse je në kërkim të diçkaje speciale për dhurata (aksesorë, art dhe dekorime të realizuara me dorë), mund të shkosh në Auktionsverket, ku rreth pesëdhjetë designera më premtuesit e Göteborgut organizojnë një treg Krishtlindjesh të frymëzuar nga atmosfera londineze.
Ushqimet e Krishtlindjeve
Që prej ditëve të fundit të nëntorit shumë restorante suedeze shërbejnë ushqimet e Krishtlindjeve. Shënoje këtë fjalë, do të të shërbejë shumë: julbord. Nëse lokali në të cilin do të vendosësh të ndalesh, do të të shërbejë julbord, atëherë mund të jesh i sigurt që të shijosh të gjitha specialitetet gastronomike të vendit: harengë, salmon, qoftet e shijshme me salcë boronice, proshutën e marinuar me mustardë. Ajo që vihet re në ushqimet e krishtlindjeve në këtë pjesë të Suedisë në raport me pjesën tjetër është bollëku i pjatave me bazë peshkun dhe frutat e detit. Nëse kërkon një eksperiencë të paharrueshme dhe buxheti që ke vendosur të shpenzoshë për Krishtlindje ta lejon, prenoto një tavolinë tek Sjömagasinet. Ndiq shembullin suedezëve dhe bëj një shëtitje drejt ishullit Styrsö, një arkipelag në jug të Göteborg. Të ndodhur në Saltholmen (mund të shkohet me tram), në 20 minuta me anije do ta gjesh veten duke shijuar një nga ushqimet më të mira, në pensionin e Styrsö Skäret.
Festa e Shën Luçia
13 dhjetori është një ditë speciale në Göteborg dhe në të gjithë Suedinë: festohet Shën Luçia me këngë, qirinj, drita dhe ëmbëlsirat tradicionale, lussebullar. Shën Luçia mbërrin nëpër zyra, kisha e shtëpi duke kënduar himnin e krishtlindjeve në një veshje të gjatë të bardhë dhe kurorë qirinjsh në kokë, së bashku me vajza e djemë të gjithë të veshur me të bardha e me qirinj ndër duar. Të dëgjosh korin që vjen në errësirën e një kishe e të shohësh nën dritën e zbehtë Shën Luçinë të veshur me të bardha është një eksperiencë magjike. Përfito edhe nga kocertet e shumtë të Krishtlindjeve që zhvillohen në qytet këtë fundjavë; nuk do të pendohesh!
Rrethinat e Göteborg
Nëse do të përzihesh bukurinë e qëndrimit në Göteborg me pak kohë qëndrim të qetë në natyrë mund të shkosh në bregun perëndimor në veri të qytetit: të pret një arkipelag me më shumë se 8 mijë ishuj. Diçka për t’u orientuar? Mendo për Villa Sjötorp, në Ljungskile (65 km nga Göteborg), një strukturë arti dekorativ e pozicionuar lart me një pamje të mrekullueshme nga deti. Ose mund të zgjedhësh Fiskebäckskil piktorekse(110 km nga Göteborg) ku mund të qëndrosh në breg të detit në Gullmarsstrand. Nëse dëshiron një shëtitje në fshat , qëndro në Gunnebo: do të vizitosh kështjellën me stil neoklasik të Europës Veriore. Ka dhe një treg krishtlindjesh në të cilin mund të blesh produkte artizanale dhe ushqim biologjik: vetëm 30 minuta me tram nga qendra e Göteborg.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours