“Bota është si një libër dhe kush nuk udhëton, njeh vetëm një faqje” – Sant’Agostino.
Ka kaluar mesi i shtatorit dhe zyrtarisht sezoni i pushimeve verore, të paktën për administratën ka mbaruar. Por, për ata që pëlqejnë librat dhe botën, botën dhe librat, të cilët nuk mjaftohen vetëm me kopertinat, apo faqjen e parë dhe nuk kanë mundur të shfletojnë këtë sezon veror për të gjitha arsyet e mundshme, apo e kanë patur si zgjedhje, vjeshta ofron mundësi pafund.
Si plazhet ashtu edhe qytetet europiane e botërore me histori për t’u mikluar janë më mirë për t’u shijuar në këtë periudhë me pak turistë.
Po cfarë këshillojmë ne për miqtë tanë në lidhje me udhëtimet gjatë pjesës së dytë të shtatorit deri në përfundim të vjeshtës?!
Përsa i pëprket Europës, në propozojmë disa qytete arti në Itali: Roma, Venezia, si destinacione romantike, por edhe kulturore; Firenze, për ata që duan të zbulojnë Rilindjen italiane, periudha më e mirë për artin. Në jug të Italisë, Napoli me folklorin e tij; dhe më në jug akoma vendet arkeologjike Kalabria dhe Sicilia.
Edhe Gjermania ofron në këtë periudhë zgjidhje të ndryshme për pushime argëtuese dhe kulturore. Këto dy kushte i përmbush së pari Monaco i Bavierës, që përvecse ofron vende si Marienplatz ose muzeu interesant i Bmw, do të mirëpresë nga 19 shtatori deri në 4 tetor edicionin e 182 të Oktoberfest.
Praga, kryeqyteti i Republikës Ceke, thuhet që është një nga qytetet që duhet vizituar patjetër një here në jetë. Në tetor në Pragë nuk është ende shumë ftohtë, prandaj mund të jetë muaji i duhur për ta vizituar, gjithashtu edhe për të shijuar plotësisht atmosferën melankolike të qytetit me Kështjellën e vetë, Katedralen San Vito dhe Ponte Carlo.
Duke u zhvendosur më në Perëndim, edhe Normandia është e pasur me shumë vende për t’u vizituar në këtë periudhë të vitit. Në fillim, mbi të gjitha Abbazia e Mont-Saint-Michel, që ndodhet mbi një ishull të vogël shkëmbor në Kanalin e Manikës, e gjendur përballë bregut të mahnitshëm të rajonit francez.
Në fund, përsa i përket Europës, si mund të mos vihen në listën e vjeshtës fjordet norvegjeze? Janë një destinacion i rrahur për krocierë verore falë klimës, por vendet që janë më pak të ftohta mund të eksplorohen për aventurë edhe në këtë periudhë, duke shijuar pamjen e tyre dhe aromërat e vendeve të ëndëruara e gati surreale.
Por përvec Europës së mrekullueshme, që ofron dhe shumë më shumë se kaq, ka plot destinacione të tjera vjeshtore nëpër botë.
Vendet që s’duhen humbur përtej Europës:
Nisim me Japoninë, ku vjeshta dhuron ngjyra që të bën të jetosh një atmosferë mistike. Japonia, përvec relaksuese është në gjendje t’i krijojë gjithkujt paqen me Universin. Tokio, Kioto, Osaka, Namakura dhe Nara e gjelbër janë vetëm disa nga destinacionet e mundshme për t’i listuar në një tur vjeshtor në vendin e geishave.
Edhe Lindja e Mesme është një nga vendet më të kërkuara për pushimet e vejshtës, kur në Emiratet e Bashkuara Arabe i nxehti bëhet më pak mbytës, por ditët e bukura me diell vazhdojnë të jenë të shumta. Megjithë periudhën e nxehtë në këndvështrimin socio-politik, këto vende mbeten nga më tërheqëset në botë. Nëqoftëse preferohet një destinacion mistik dhe religjoz, mund të zgjidhni Izraelin,; Jordaninë me shije mijëvjecare.
Edhe Cape Town në Afrikën e Jugut, mund të ishte një objektiv turistik ideal në këtë periudhë, mes tetorit dhe nëntorit edhe pse mund të ketë ndryshime të papritura të motit, me shira të beftë, pavarësisht kohëzgjatjes së paktë.
Një destinacion tjetër turistik për në vjeshtë mund të jetë Meksika. Bëhet fjalë për qytetërimin e Mayave, si Tulum, Cobà dhe Chichén Itzà, vendi arkeologjik më i njohur i Yucatàn.
Duke shkuar shumë më në veri, një destinacion tjetër për t’u kryer është Kanadaja, me Kaskadat e famshme të Niagaras, liqenin e Ontarios, malet shkëmborë kanadezë dhe parqet kombëtare gjigande.
Prandaj, mos qëndroni shumë mbi hartë, vendosni shpejt për udhëtimin e vjeshtës së ëndrrave tuaja!!!!
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours